Udhëzim:
Përmbajtja e sekuencës është në formë të një loje rolesh. Andaj N në fillim nuk duhet të dinë se cilin apo çfarë grupi ata do të përfaqësojnë, ngase është e mundshme të futen klishetë në lojë.
Kushtet në lidhje me kohëzgjatjen dhe rregullat duhet të shpjegohen në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme. Në kuadër të këtyre kushteve N kanë shumë liri veprimi.
Rrjedha:
- Klasa ndahet në grupe me nga katër nxënës.
- Secilit grup i jepet një komplet i letrave pozitive (shih më poshtë), një stilolaps dhe një fletë letre e madhe me titull «ndjenjat». Secili grup zgjedh dikë i cili komentet dhe reagimet e grupit i shënon në letër. (Alternativa: Çdo nxënës/e i shënon vetë deklaratat e veta.)
- M komunikon se N në ushtrimin vijues nuk do të përfaqësojnë veten, por anëtarët e një grupi të pakicave. Në një hap të parë, në bazë të letrave pozitive, ata duhet të mendohen se cilat janë pikat e forta dhe cilësitë e grupit të tyre dhe se si ndjehen si anëtarë të këtij grupi. Përgjigjet përkatëse do të diskutohen në grup dhe do të protokollohen te fleta «ndjenjat».
- Çdo grup merr tani një komplet me gjashtë letra negative dhe një fletë të titulluar «reagimet». Pyetja kryesore është kjo: Si do të silleshit ju si anëtarë të grupit tuaj në bazë të përvojave të cilat janë të dokumentuara në letrat negative? Përgjigjet do të protokollohen në fletën «reagimet».
- Me tërë klasën:
- Secili grup raporton për ndjenjat për të cilat ka shkruar në fletën «ndjenjat». Pyetjet e paqarta do të sqarohen, komentet do të diskutohen shkurtimisht.
- Po ashtu do të vazhdohet me fletën «reagimet». Klasa duhet të identifikojë veprimet konstruktive, aktet e dhunës dhe t‘i identifikojë dallimet në mes dhe brenda grupeve.
- Raund për të punuar në grupe: Ku kishte probleme, pse; çfarë keni mësuar ju për veten dhe për të tjerët?
- Pyetje/shtysa: A mund të krijoni një marrëdhënie në mes të grupit të pakicës të paraqitur prej jush dhe grupeve të tjera të cilat ju ndoshta i njihni?
- Raundi përfundimtar: Për cilin grup mund të bëhet fjalë sipas njerëzve të paraqitur në letra? (Zgjidhja: Është fjala për endacakët përkatësisht romët.)
Materialet:Kompleti me letrat pozitive (majtas) dhe negative (djathtas)
Shtëpitë tona nuk janë si të njerëzve të tjerë. Ato janë speciale dhe ne i duam ato. Ne qëndrojmë fort në traditat tona. | Televizioni dhe shtypi nuk e thonë të vërtetën për ne. Ato thonë se ne jemi një problem. Ato nuk na japin hapësirë për të paraqitur pikëvështimin tonë. |
Ne jemi shumë të shkathët dhe kemi shumë aftësi. Ne bëjmë punë të ndryshme zanati dhe dore. Ne japim me punën tonë ndihmesë të vlefshme për vendin në të cilin jetojmë. | Disa njerëz na trajtojnë keq dhe shkelin mbi ne. Ndonjëherë ne sulmohemi pa asnjë arsye. Mijëra prej nesh u vranë jo para shumë kohe më parë. |
Populli ynë në të kaluarën ka bërë shumë veprime të guximshme. Ne e kujtojmë me dëshirë historinë tonë. | Ne nuk kemi gati fare ujë të pijshëm; mbeturinat tona nuk hiqen. |
Ne jemi shumë të pavarur. Ne i shikojmë më me qejf vetë hallet tona. Nuk i kemi borxh askujt. | Mjaft mjekë nuk duan të na trajtojnë ne kur jemi të sëmurë. Është vështirë për ne për të marrë ndihmat sociale. |
Ne mblidhemi me dëshirë bashkë për të treguar historira dhe për të kënduar. Ne mendojmë se është me rëndësi të forcojmë bashkësinë tonë. Familja (e madhe) për ne është institucioni ku mbështetemi. | Njerëzit nuk duan të na kenë afër tyre. Shumë njerëz nuk duan të na punësojnë, sepse ne i takojmë këtij grupi të popullit. |
Ne mundohemi të jetojmë afër familjes dhe shokëve. Ne kujdesemi mirë për njerëzit në nevojë në bashkësinë tonë. Ne i duam fëmijët tanë mbi gjithçka. | Nganjëherë kemi probleme me policinë dhe përgjegjësit vendorë, sepse ne duam të qëndrojmë në një vend të caktuar. |
Vështrim mbi propozimet mësimore sipas fushave të kompetencave
Propozime mësimore me fokus Kompetencën e përceptimit:
1.1 Ky jam unë * | 1.3 Unë dhe të tjerët | |
2.1 Të shpërndarë nga era * | 2.4 Atdhetë e mi – tregime autobiografike * | 2.7a Historia e migrimit e familjes sime ** |
3.2 Projekte dy-ose shumëgjuhësore me shkrim ** | 3.5 Dialektet në gjuhën tonë dhe në gjuhët e tjera * | |
4.3 Të dëgjuarit aktiv ** | ||
5.1 Gjithçka në rregull! Vërtet? ** | 5.3 Arsye të mira për veprime të këqija? * | 5.6 Termometri im i konfliktit * |
6.1 Një tufë lulesh ** | 6.4 Udhëtimi i balonës | 6.6 Posteri i të Drejtave të Njeriut * |
Propozime mësimore me qendër Kompetencën e reflektimit:
1.2 Pamja e brendshme – pamja e jashtme * | 1.4 Më lejoni të fluturoj ** | 1.5 Molekula personale e identitetit * |
2.2 Historitë e migrimit në klasën time ** | 2.5 Më herët – sot – nesër | 2.7b Shumëllojshmëria kulturore në lagjen tonë ** |
3.1 Tiparet gjuhësore | 3.3 Tema biografike gjuhësore | 3.6 Korrespondenca për çështjet ndërkulturore |
4.1 Diçka nuk është në rregull këtu ** | 4.4 Për vizitë * | 4.6 Atribuimet ** |
5.4 Kështu e bëjmë ne këtë! ** | ||
6.2 Të gjithë të ndryshëm – të gjithë të njëjtë * | 6.7 Pakicat |
Propozime mësimore me qendër Kompetencën e veprimit komunikues:
1.5 I pranuar – i përjashtuar | 1.7 Bashkërisht jemi të fortë | |
2.3 Biografia ime e migrimit si burim force * | 2.6 Unë shkruaj historinë! | 2.7c Emigrimi ka të bëj me ne të gjithë ** |
3.4 Përdorimi i mediave elektronike në gjuhë të ndryshme * | 3.7 Përdorimi i gjuhës: i ndryshëm, sipas kontekstit! * | |
4.2 Me gjuhë të tregohet rruga ** |
4.4 Për vizitë * | 4.6 Atribuimet ** |
5.4 Kështu e bëjmë ne këtë! ** | 5.5 Të ruhet gjakftohtësia ose i mençuri lëshon/largohet * | 5.7 Në 6 hapa të zgjidhet problemi/ konfliktet e bashkëmoshatarëve ** |
6.2 Të gjithë të ndryshëm – të gjithë të njëjtë * | 6.7 Pakicat |
Legjenda: * = e përshtatshme / ** = shumë e përshtatshme për bashkëpunim me mësimin e rregullt.