Të rrëfehen bashkërisht tregime në radhë, vazhduese ose tregime zinxhir

Rrjedha:

a) N ulen mundësisht në rreth. M ose një N tregon me një ose disa fjali fillimin e një tregimi (Shembull: Ishte ora tre e natës; gjithçka shtrihej në errësirë të thellë. Dera e shtëpisë u hap pa zhurmë në bllokun e zymtë të banimit.) Nxitja: Këtë tregim dëshirojmë ta sajojmë bashkërisht!

b) N e thurrin më tutje tregimin me nga një ose disa (më së shumti pesë) fjali për N. Kjo mund të ndodhë tërthorazi nëpër klasë ose në radhë. Me rëndësi është që të gjithë të vijnë në shprehje.


Vërejtje:

  • Fillime interesante mund dhe duhet t‘i mbledhin e sjellin edhe N. Burime të mundshme: fantazi personale, fjali nga librat ose lajmet nga gazetat, ilustrim/fotografi me një situatë interesante fillestare.
  • Mund të jetë me vlerë një paracaktim i qartë komunikues në formën: ne kemi 10 minuta kohë, në fund tregimi duhet të jetë deridiku i harmonizuar, respektivisht të vijmë tek një përfundim.
  • Në mënyrë që të gjithë N të vijnë në shprehje në mënyrë të balancuar, M mund t‘i shpërndajë paraprakisht çdo N dy ose tri pulla ose një copëz flete. Kush e ka thënë një fjali e jep një pullë ose një copëz flete prapa. Deri në fund do të duhej të jepeshin prapa të gjitha pullat ose copëzat e fletave.
  • Paracaktime të tjera të mundshme: duke u ndërruar do të mund të vazhdonin më tutje një vajzë/një djalë ose një fëmijë i ri/një i vjetër.
  • Që të mos dëmtohet spontaniteti, do të duhej mundësisht të mos korrigjohet. Intervenimet duhet të kufizohen vetëm nëse diçka është e pakuptueshme ose e pahijshme.
  • Vazhdimi i mundshëm: N shkruajnë (vetëm ose me partner) tregimin e sajuar bashkë; në përfundim tekstet do të krahasohen.
  • Ushtrimi është i përshtatshëm edhe në përfundim të një ore ose edhe për shtendosje të ndërmjetme.

  1. Variantet:
    Në vend se me tërë klasën, ushtrimi mund të zhvillohet edhe me vetëm një ose dy grupe nivelesh, nëse është bërë një hyrje e mirë.
  2. Varianti «Peri i kuq»: dikush fillon me tregimin dhe e mban në duar një lëmsh mëndafshi ose një lëmsh peri. Në vazhdim ai e mban lëmshin në dorë dhe ia jep perin personit, i cili vazhdon më tutje (ose e zgjedh vetë dikend për të treguar më tutje). Tjetri vazhdon më tutje, e mban perin në dorë dhe e jep lëmshin më tutje. Kështu, paralelisht me zhvillimin e tregimit, ndërtohet një rrjet i tërë i penjve mes për mes klasës. Njëkohësisht shihet se kush nuk ka qenë ende në radhë për të treguar. (Burimi: Zopfi (1995), 67.)

Tabela e pëmbajtjes