M e sqaron rrjedhën: secili ekip dysh mendon së pari një tregim të vogël, i cili do të modelohet si pjesë komike (gjegjësisht tregim ilustrues) në 4–6 ilustrime. Në tregim do të duhej të paraqiteshin dy persona të cilët flasin njëri me tjetrin; këtu mund të paraqitet edhe një kafshë. Në vend që të vizatohen figurat do të stampohen trupat dhe kokat me pulpat e gishtërinjve. Krahët dhe këmbët do të plotësohen pastaj me vija. Kështu ndërtohen shpejt figura humoristike. Teksti do të vendoset në formë të fluskës gjuhësore.

Është mirë nëse paraprakisht janë shikuar tregime ilustruese ose pjesë komike, në mënyrë që N me format e teksteve dhe mundësitë e tyre të kenë më shumë vetëbesim. Shkallë zgjerimi: Krijimi i një fletushke me përmbajtje komike. Kjo është veçanërisht nxitëse, nëse të gjithë N i zgjedhin të njëjtat figura kryesore për fletushkën me përmbajte komike (dhe si temë p.sh. episode nga vendi i prejardhjes).


Tabela e pëmbajtjes