Për shumë mundësi interesante për të hyrë në komunikim autentik me partnerë/e nga gjuha e njëjtë janë dhënë udhëzime tashmë tek nr. 12. «Të shkruhet me adresë referimi». Përpos letrës klasike, përmes mediave e-mail-it dhe sms janë hapur mundësi të reja të komunikimit me shkrim, të cilat mund të përdoren shumë mirë edhe për shkollën. E njëjta gjë vlen edhe për pjesëmarrjen në blog dhe chat, të cilat gjenden në të gjitha gjuhët. Duhet pasur kujdes këtu që N t‘i mbajnë fshehur të dhënat personale dhe të rrinë larg nga foret dykuptimshe.

Një variant nxitës për t‘u shkruar adresuesve/eve real/e është nëse letra (fiktive), e-mail-i ose sms u shkruhen personaliteteve historike dhe të tjerë ose politikanëve/eve etj. dhe pastaj ato t‘u lexohen njërit-tjetrit.
Situata autentike të të shkruarit krijohen edhe nëse N modelojnë kartolina të zbukuruara bukur me dëshirat për ditën e nënave, për vitin e ri ose për një festë nacionale. Një gjë e tillë si kjo situatë për të shkruar, mund të përdoret edhe nga vetë N për të modeluar një ftesë për një mbrëmje me prindër, ose festë kulturore nga mësimi në gjuhën e prejardhjes.


Tabela e pëmbajtjes