a) M vizaton një rreze kohore (shigjetë e gjatë; shiko ilustrimin) në tabelë ose në projektor dhe sqaron N se ajo u ndihmon atyre për të ndërtuar në mënyrë të qartë një tekst.

b) Për ta konkretizuar do të bëhet një shembull. Në këtë rast do të duhej të bëhej fjalë për një temë e cila ka një rrjedhë të qartë (p.sh. «Pushimet e mia verore», «Fundjava e kaluar», «Jeta e Nënës Tereze». Më pak të përshtatshme janë temat refleksive ose përshkruese si p.sh. «Mendimet e mia për temën paqja»; krahaso këtu më shumë skemën pasuese tripjesëshe).

c) M i përpunon me N se përmes cilave fjalë dhe shprehje do të mund të shënohen njëra pas tjetrës shkallët e ndryshme pasuese të një tregimi. «Në fillim, pastaj, ashtu që, pas kësaj, në ditën tjetër. përfundimisht, në fund të fundit» etj. Me këtë do të ndërtohet njëkohësisht një leksik përkatës në gjuhën amtare.

d) N e marrin një temë të thjeshtë me orientim veprimi (p.sh. «Rrjedha e ditës sime») dhe një fletë A3. Në këtë fletë vizatojnë një rreze kohore dhe shënojnë secilin stacion të veprimit. Në vazhdim fletët do të shikohen dhe diskutohen bashkërisht.

e) Në vazhdim N shkruajnë tekstin e tyre në prozë ku ata natyrisht bazohen në stacionet e rrezes kohore.


Tabela e pëmbajtjes