Përpunimi individual është para së gjithash aktual kur nuk ka mundësi për konfrontim të përbashkët me tekstet (p.sh. tek tekstet, të cilat shkruhen në shtëpi). Edhe në këto raste duhet të shfrytëzohen shpërfaqjet e lexuesve të jashtëm (prindërit, vëllezërit/motrat, mësuesi/ja etj).

Është me rëndësi që N për të përpunuar një tekst në mënyrë individuale të kenë një listë me pyetje dhe impulse konkrete e ndihmëse:

  • A do të mundja ta riformuloja titullin e tekstit tim ashtu që të zgjojë më shumë interesim dhe kureshtje ose ta ofrojë një informacion më të qartë të përmbajtjes?
  • A ka teksti im një ndërtim të qartë (hyrje/vështrim i përgjithshëm, pjesa kryesore, përfundimi /përmbledhja); a është i qartë ndërtimi? A kam mbetur në kuadër të temës?
  • A fillon teksti me një fjali interesante ose informative, që ta shtojë qejfin për ta lexuar më tutje; a do të mundja unë ta bëj këtë më mirë?
  • A kam zgjedhur fjalë të qarta dhe të sakta; a mos kam shumë përsëritje?
  • Me cilat forma (p.sh. format kohore të foljeve) nuk jam i sigurtë; kë mund ta pyes? (Pasiguritë të shënohen dhe eventualisht të sqarohen me M).
  • A është teksti im në rregull sa i përket drejtshkrimit; a i kam sqaruar pasiguritë përmes fjalorit drejtshkrimor? (Këtu, N natyrisht duhet të jenë të pajisur me një fjalor drejtshkrimor në gjuhën e tyre dhe të udhëzohen me kujdes për përdorimin e tij (teknikat e kërkimit, event. veçoritë e renditjes së shkronjave në krahasim me gjuhën e shkollës etj.)

Tabela e pëmbajtjes