Puna e përshkruar tek 15.2 me provat plotësuese mundëson të përdoret shumë mirë për ushtrime gramatikore përmes dhënies së detyrave të përshtatshme (kl. 3–6).

Shembuj:

  • N e marrin një tekst (punë në grup dysh). Ata duhet atë ta kopjojnë në atë mënyrë që të gjithë emrat të shkruhen në shumës. Pyetja dhe diskutimi: çfarë sjell kjo në aspektin gramatikor? (Përgjigje: edhe foljet dhe mbiemrat duhet të përshtaten!)
  • Variantet: të gjitha format e shumësit të zëvendësohen me njëjësin; të gjitha foljet në kohën e tashme të zëvendësohen me foljet në kohën e pakryer ose të kryer (ose e kundërta); të gjithë mbiemrat e shkallës pozitive të zëvendësohen me shkallën krahasore ose sipërore.
  • Për një funksion special dhe interesant në aspektin e diagnozës gjuhësore i referohemi në 15.1 (Zbrazëtitë për fenomene të caktuara gramatikore si mbaresat etj. të lihen të lira; të kuptohen gabimet si udhëzime për pasiguritë përkatëse dhe nevojat për ushtrime).
  • Ushtrimi i fenomeneve të caktuara gramatikore mundëson shpesh lidhjen e mirë me fushën e të shkruarit, nëse detyra me shkrim formulohet në mënyrë përkatëse. Shembuj:
    • Fusha e ushtrimeve për format e së shkuarës: detyrë, të shkruhet një tregim nga e kaluara (Temat si: Çfarë bëja unë si 3-vjeçar/e; një përrallë: Diçka nga historia …)
    • Qëllimi i ushtrimit, mbiemrat: detyra, të përmblidhet mundësisht një përshkrim i hollësishëm i ushqimit të preferuar personal; mundësisht paraqitje e bukur ilustruese etj.
    • Qëllimi i ushtrimit lidhorja: temat si «Nëse do të isha unë një magjistar/e»,«Sikur të mos kishte më shkollë», «Nëse (gjyshërit-)prindërit e mi nuk do të kishin emigruar».

Tabela e pëmbajtjes