Kontribute të rëndësishme për zhvillimin dhe shkollimin e ndjenjës për fjalinë dhe shumëllojshmërinë sintaksore japin ushtrimet dhe eksperimentet e dhëna tek nr. 17 (Nxitje për stilin). Në mënyrë të veçantë për nxënësit/et e rinj/e reja (klasa 1–2), janë të përshtatshme ushtrimet vijuese për ndërtimin zbulues, veprues të ndjenjës për fjalinë (Materialin për këtë e parapërgatitin M ose N e vjetër):

  • M shkruan fjali të thjeshta në shirita letre dhe i pren pastaj këto jo në fjalë por në pjesë të fjalisë. Kartelat që i takojnë një përkatësie mbahen me një kapse byroje. N marrin (vetë ose në grup dysh) një ose disa grupe kartelash dhe duhet që këto t‘i vendosin bashkërisht në fjali funksionale (dhe ev. t‘i kopjojnë).

Shembull:

Nganjëherë janë të mundshme edhe disa zgjidhje, për këto duhet patjetër të diskutohen (ndjenja për gjuhën!).

  • N marrin (vetëm ose në grup dysh) tri lista: 1.) Me 10–12 emra (kryefjalë), 2) me 10–12 folje, 3.) me 10–12 kundrinor të drejtë dhe/ose përcaktor vendi apo kohe.Edhe për «kompjuterin e fjalive» nga topi i letrës higjienike (faqja tjetër) prehet një letër A4 siç është e paraqitur këtu.

    i zhvendosin tri listat njërën kundër tjetrës dhe i shkruajnë të gjitha fjalitë që kanë kuptim. Variante: Listat vendosen njëra pranë tjetrës rreth e rreth një topi letre higjienike të zbrazët dhe forcohen me shirita ngjitës. Përmes asaj që shiritat shtyhen njëri kundër tjetrit, mund të gjenerohen me këtë «kompjuter fjalish» fjali me kuptim dhe pa kuptim.

  • Për N e vjetër ushtrimet e përshkruara më lart lejojnë të zgjerohen përmes asaj që pjesë plotësuese të fjalisë (kundrinë e zhdrejtë; përcaktor vendi ose kohe, event. edhe të tjera) përfshihen gjithashtu.

Tabela e pëmbajtjes