Në mënyrë analoge me librin aventurë (shih lart) është e mundur të synohen përmbledhje të tjera. Parimisht kjo ndodh ashtu që fillimisht merren vesh për një temë dhe për këtë vendoset një dosje përkatëse, pastaj secili/a N i shkruan një apo më shumë kontribute për përmbledhjen e planifikuar dhe kjo përmbledhje udhëheqet për një kohë të caktuar, paralelisht me mësimin (me kontribute vullnetare ose dhënie të detyrave të shtëpisë).

Tema të mundshme për përmbledhje të tilla:

  • Shaka, episode argëtuese
  • Tregime/Aventura nga vendi i prejardhjes
  • Tregime për kafshët
  • Receta për gatime
  • Udhëzime për punë dore

Tabela e pëmbajtjes