• Secili/a N e sjell një kupon (Migros, Coop, Aldi etj.) dhe e ngjet në mes të një flete A3. Rreth e rreth ai/ajo shkruan mundësisht në mënyrë sa më të saktë se për çfarë përdoren secila prej sendeve veç e veç. Sqarimet dhe sendet në fletën e pagesës së kasës lidhen me shigjeta. (Ideja nga «Sprachfenster», Themenheft Schreiben, f. 29).

 

  • Secili/a N e merr nga mësimdhënësi një objekt (p.sh. një pecetë ose një kapak). Ai/ajo duhet ta përshkruaj sa më saktë, por pa e thënë emrin e objektit. (Në vend të kësaj flitet për «XY tim»). Në përfundim objektet do të vendosen majtas në klasë dhe tekstet djathtas. Tekstet janë të shënuara me numra, objektet me shkronja. N mundohen të gjejnë, cili tekst për cilin objekt është i përshtatshëm (p.sh. 3 = F). Krahaso edhe më lart nr. 7.2b.
  • Variacionet për 2: përshkrimi i ilustrimeve (kartave postare etj.) / të kafshëve të ndryshme (kafshë shtofi, ilustrime) / skenari «shpallja unë shes» ose «shpallja e sendeve të gjetura».
  • M ose një N e bën një veprim të vogël 2–3 herë (p.sh. e merr një libër nga dollapi). N mundohen që të përshkuajnë veprimin në të gjitha detajet. Në vazhdim ata i krahasojnë dhe diskutojnë tekstet e tyre. Variacioni (më i vështirë): dy N e luajnë një skenë të vogël (përshëndetja etj.); këtë skenë ta përshkruajnë në të gjitha detajet.
  • Të paramendojmë, ne do të duhej t‘i sqaronim stërgjyshes sonë, si bëhet një thirrje me telefon të dorës ose si aktivizohet një kompjuter ose si lidhet në internet! Përpjekja; në vazhdim të kontrollohet saktësia e teksteve.

Tabela e pëmbajtjes