• M ua paraqet N këtë «recetë» vijuese për të shkruar bukur e me gjallëri: dil në rolin e personit/ave të tregimit! Mbylli sytë dhe mendohu se çka ndiejnë, mendojnë, frikësohen, shpresojnë ….Përshkruaje krejt këtë pastaj në tekstin tënd!» Në vazhdim receta do të luhet së pari gojarisht, pastaj me shkrim tek temat e përshtatshme. Shembuj: «Një diskutim në tavolinën e drekës», «Një përjetim në atdheun e prindërve të mi», «Çfarë tregon gjyshja ime nga koha e rinisë së saj».
  • Një recetë tjetër e cila do të mund të luhet sipas modelit të lartpërmendur: «Mbylli sytë para se të shkruash. Mendohu për tregimin tënd dhe paramendoje se ai po zhvillohet si një film në kokën tënde. Shkruaje tash sa më gjallërisht dhe në detaje që është e mundur!»
  • Një këshillë që të çon tek një paraqitje më e bukur: «Përdore të folurit e drejtpërdrejtë, lini njerëzit të flasin mes vete!» Edhe kjo duhet që së pari të luhet dhe të provohet me gojë e pastaj me shkrim.
  • Tekstet bëhen më të gjalla nganjëherë nëse ato krijohen si përjetime personale (në vend të personit të tretë). Nëse merren pastaj këshillat e përmendura më lart, sigurisht nuk do të mungonte suksesi.
  • Situata të mira për provimin e stilit të të shprehurit bukur e me gjallëri ofrojnë edhe tregimet e ilustruara. N janë të liruar këtu nga detyra për të sajuar një veprim të tyre personal, ata mund të përqendrohen për të krijuar tekstin e tyre në mënyrë tërheqëse. Me rëndësi është që pas shkrimit, tekstet e ndryshme të krahasohen dhe të komentohen.
  • Edhe ritregimet dhe tregimet e ilustruara ofrojnë mundësi të vlefshme, për të provuar një stil të gjallë e të bukur paraqitës, shiko për këtë më poshtë (18.3 dhe 21).

Tabela e pëmbajtjes