• Për klasën e vet ose grupin: tekstet (p.sh. tregimet, poezitë) t‘i lexohen njëri-tjetrit në mënyrë të dyanshme, eventualisht të ndarë në 2–3 rrethe leximi.
  • Për klasën e vet ose për grupin në kuadër të referateve, p.sh. për tema të caktuara për vendin e prejardhjes, event. me përkrahje të power-point ose të pllakatit.
  • Për nxënësit/et më të rinj: N e vjetër shkruajnë tregime ose e bëjnë një libër për N e rinj ose për vëllezërit-motrat në shtëpi.
  • Për adresuesit/et jashtë shkollës: Kartolinë urimi për Ditën e Nënave ose për Vitin e Ri; letra për të afërmit apo të njohurit në vendin e prejardhjes; kërkesa me shkrim (letër ose email) ambasadës së vendit të vet ose ndërmarrjeve të atjeshme.
  • Letërkëmbim (letra ose email-e) me një klasë në vendin e prejardhjes ose një klasë me gjuhë amtare në vendet e tjera.
  • Për bashkënxënësit në shkollë: të nxitet që të krijohet një gazetë muri me kontribute të shkruara në gjuhën e parë (me përmbledhje të shkurtër në gjuhën e shkollës). Variante: receta ose libër shumëgjuhësor. Krahaso këtu edhe nxitjet e nr. 21.
  • Për një takim me të rriturit nga kultura e vet (mbrëmje me prindër, mbrëmje kulturore etj.): të shkruhen dhe të mësohet si të paraqiten poezi, skeçe, shakara ose tregime tepër të shkurtëra.

 


Tabela e pëmbajtjes