a) N e sjellin një objekt me vete (psh. një çorape leshi), e vizatojnë një objekt ose e zgjedhin një fotografi (një fotografi që e kanë sjellur vetë ose një fotografi nga një revistë, të cilën M e bën gati). Vizatimi, objekti ose fotografia do të ngjitet në një fletë.

b) N e përshkruajnë objektin ose fotografinë e tyre me disa fjali, por pa e përmendur emrin e objektit apo të subjektit të fotografisë. Në vend të kësaj ata flasin për «sendi im» ose «fotografia ime». (Shembull.: «Sendi im është i ngrohtë dhe nga leshi. Në dimër ai i jep dikujt ngrohtësi në këmbë» (Zgjidhja: çorape leshi). «Fotografia ime tregon ujin, i cili bie poshtë nga një breg» (Zgjidhja: Ujëvara).

c) Fotografitë do të ngjiten majtas në klasë, tekstet djathtas. M ia jep secilës fotografi një numër dhe secilit tekst një shkronjë.

d) Detyrë: lexoni tekstet; mundohuni të gjeni fotografinë ose objektin përkatës. Shënoni zgjidhjet (p.sh. 2 – D, 4 – B).

 


Tabela e pëmbajtjes