«Romane me fotografi» janë të njohura nga revistat për të rinj. Ato ndërtohen me një tregim me fluska gjuhësore e fotografi. (Ndoshta vijnë edhe elemente të tjera të tekstit, p.sh. një brez nën një foto me komentin «Një javë më vonë…».) Afërsisht si tek krijimi i një fletushke me përmbajtje komike, N duhet që së pari të mendojnë një veprim dhe në mënyrë të një skenari ta ndajnë në skena. Fotografitë mund të bëhen (eventualisht në kohën e lirë ose si detyrë shtëpie) me telefon të dorës ose me një kamerë elektronike dhe pastaj të shtypen. N me njohuri të mira të kompjuterit mund të krijojnë tërë romanin me fotografi në mënyrë elektronike.


Tabela e pëmbajtjes