Tek ky projekt i madh mësimor N krijojnë një reportazh, një pllakat ose një referat për një vend, një ngjarje ose personalitet nga vendi i prejardhjes. Forma e krijimit do të diskutohet me N (p.sh. pllakat ose referat me fletën përkatëse të punës). Kërkesat natyrisht do të caktohen sipas moshës. Për projektin (përfshirë prezentimin) duhet të llogariten dy ose më shumë orë dyshe. Është e arsyeshme që të bëhet e ditur para pushimeve të gjata, ashtu që N gjatë pushimeve të mund të mbledhin material dhe të përgatiten.


Tabela e pëmbajtjes