Botimi i pranishëm i përkrah mësimdhënësit dhe nxënësit/et e mësimit në gjuhën e tyre të prejardhjes në atë që të zhvillojnë kompetencat në të shkruar në gjuhën e parë në një mënyrë didaktike aktuale dhe motivuese e të gëzueshme. Pas një hyrjeje në pikat thelbësore të didaktikës së të shkruarit, pason një bollëk me nxitje dhe propozime mësimore konkrete.

Të vetëdijshëm se shumë nxënës/e do të kenë bllokada të mëdha së paku në nismë, fletorja fillon me një tufë të formave të thjeshta përmes lojës të cilat e zgjojnë motivimin në të gjitha nivelet e moshave. Sipas gjykimit se njohuritë strategjike janë gjithashtu të rëndësishme si njohuritë faktike, në pjesën e dytë pasojnë teknikat dhe strategjitë, të cilat u ndihmojnë nxënësve/eve në faza të ndryshme të procesit të të shkruarit. Pjesa e tretë përfshin nxitje të shumta konkrete për përkrahjen e aspekteve të pjesshme si, fjala vjen, puna në leksik, në ndërtim të tekstit ose në stil.

Pjesa e fundit ofron një mori të nxitjeve dhe ideve, të cilat në aspektin tematik janë të përshtatshme për kontekste të mësimit në gjuhën e prejardhjes, bashkëpunimit me mësimin e rregullt ose me projekte kreative-muzikore.
Tek secili propozim gjenden, për orientim të shpejtë, udhëzimet për formën sociale (nga puna individuale deri te mësimi me tërë klasën), për nivelin e moshës, për të cilën është e përshtatshme nxitja përkatëse (p.sh. për klasat 3–7) dhe për kohën përafërsisht të nevojshme. Natyrisht që tek secila nxitje janë formuluar në mënyrë të kuptueshme dhe përkatëse edhe qëllimet dhe mënyra konkrete e rrjedhës. Të gjitha propozimet mësimore janë lexuar dhe provuar praktikisht nga mësimdhënës të ndryshëm të mësimit në gjuhën e prejardhjes.


Tabela e pëmbajtjes