Tregime skelë, tregime fjalënxitëse, tregime strukturë

Rrjedha (struktura bazë):

a) Në hapin e parë do të gjenden pesë fjalë (shih për këtë më poshtë) dhe shënohen në tabelë ose në një fletë.

b) Këto pesë fjalë formojnë strukturën ose skelën dhe rreth e rrotull secili N e shkruan një tregim. Të pesë fjalët duhet të vijnë në shprehje në secilin tekst. (event. të nënvizohen me ngjyrë).

c) Në përfundim tekstet do të lexohen, bisedohet për to dhe/ose ngjiten. Interesante është këtu të shihet se si për «skelën» e njejtë rreth e rrotull janë ndërtuar «trupa tregimesh» krejt të ndryshme. Mund edhe të bisedohet dhe të vlerësohet gjithashtu se sa ka mundur që secili N të zotërojë detyrën që në tekstin e tij/e saj të ndërtojë të pesë fjalët skelë.


Vërejtje:

Procedura për t‘i gjetur të pesë fjalët:

  • M lëviz nëpër klasë me një fjalor në dorë, me një libër tjetër ose me një revistë. Pesë N guxojnë ta shfletojnë librin «verbaz» dhe me një laps të zgjedhin një fjalë. Kjo është atëherë një nga fjalët skelë.
  • Të gjithë N shënojnë në një copë letër disa fjalë. Këto fjalë do të mbidhen dhe do të përzihen; dikush ose N të ndryshëm tërheqin gjithsej pesë copa letrash, këto formojnë strukturën ose skelën.

Variantet:

  1. Në vend se me tërë klasën, ushtrimi mund të zhvillohet edhe vetëm me një ose dy grupe nivelesh, nëse është bërë një hyrje e mirë.
  2. Në vend të pesë mund të zgjidhen edhe tri ose katër fjalë. Më shumë se pesë fjalë të zgjidhen nuk rekomandohet.
  3. Në vend të fjalëve mund të zgjidhen edhe shprehje ose fjali të vogla, të cilat do të formojnë skelën ose strukturën.
  4. Një variant të bukur e propozon Zopfi (1995, f.49): Secili N guxon të dëshirojë një tregim, në të cilin vijnë në shprehje tri ose pesë gjëra ose fjalë. Ai/ajo i shkruan këto pesë fjalë në një copë letër dhe ia jep dikujt tjetër më tutje. Fëmija tjetër e shkruan me këtë një tregim dhe ia dhuron atë të parit. (Varianti: «Listat e dëshirave» vendosen në një shportë; secili fëmijë e tërheq verbazi një listë të tillë të fjalëve dhe shkruan në të). Zgjerim: Të luten prindërit ose dikush nga familja për një listë të tillë fjalësh dhe këtij personi t‘i dhurohet me këtë një tregim. (Krahaso me këtë edhe 3, «Tregimet-fjalë dëshirash»).

Tabela e pëmbajtjes