Kjo rrjedhë është e përshtatshme që në mënyrë asocuese p.sh. për t‘i gjetur idetë për një tregim ose për një tekst fantazi. M e bën një shembull në formë të skicës së ilustruar anash dhe sqaron: Merre një fletë (A4 ose A3 diagonal). Shkruaje në mes titullin ose temën, për të cilën duhet të shkruash. Qarkoje këtë titull. Shkuaj rreth e qark ide të cilat të vijnë në mendje për këtë temë; qarkoji gjithashtu edhe këto. Nga mjaft ide dalin linja pasuese dhe rrethe për mendime të tjera; mund të ndërtohet një zinxhir i tërë i mendimeve. Nëse ti ke vështirësi që klasterin ta bësh në gjuhën tënde amtare, mund të përdorësh nocione edhe nga gjuha e shkollës. Pas gati pesë minutash e vështron grumbullimin e ideve tua dhe i nënvizon me ngjyra dhe numra, cilat ide do t‘i përdorësh në tekstin tënd dhe në çfarë renditje duhet të ndodhë kjo.


Tabela e pëmbajtjes