Variantet:
- M i ka përgatitur dy tekste me nga një faqe A4 (kopje): Teksti A nuk ka titull dhe mestituj dhe nuk është ndarë ose gati hiç në pjesë. Teksti B (p.sh. një tekst tematik mbi një vend ose një kafshë) ka një titull të qartë dhe është ndarë në pjesë me mestituj të mirë. Diskutim: pse teksti B është më i lehtë për lexim; çfarë ndikojnë mestitujt dhe ndarjet? Si lejon kjo të ngritet edhe më lart (p.sh. përmes ilustrimeve)?
- M shpërndan një tregim me ilustrime (4–5 ilustrime) Detyrë: gjeni në grupe dyshe një titull atraktiv për tërë tregimin dhe nga një nëntitull për secilin ilustrim!
- M shpërndan një tekst të pandarë në pjesë, pa titull (maksimalisht 2/3 faqe). Detyrë: kërkoni një titull për tekstin, ndajeni atë në pjesë dhe formuloni mestitujt!
- M shpërndan një tregim të prerë në shirita letre (për një pjesë një shirit letre). Detyrë: gjejeni renditjen e saktë, kërkoni për secilën pjesë një mestitull; ngjitni shiritat e letrës në një fletë dhe shkruani në mënyrë plotësuese titullin dhe mestitullin!
- M ua jep një temë N si psh.: «Referat mbi kryeqytetin tonë», «Një personalitet i rëndësishëm nga kultura jonë» ose «Jeta ime mes dy kulturave». Detyrë: Nëse ju për këtë do të duhej të shkruanit një tekst ose një referat: çfarë titulli dhe mestitulli do të zgjidhni për tërësinë ose për secilën pjesë?
- Detyrë (event. në vazhdim të propozimit të mësipërm): shkruani një tekst, ndajeni atë me nëntituj të përshtatshëm në së paku katër pjesë!