Udhëzim:

M do t‘i njoftojë N, një ose dy javë më parë, për projektin, në mënyrë që ata të mund të informohen në shtëpi dhe ndoshta mund të marrin me vete ndonjë objekt të rëndësishëm për ta (p.sh. një suvenir). Projekti është gjithashtu një përgatitje e mirë për intervista me prindërit dhe për të hulumtuar historitë e migrimit të personave të tjerë në lagjen e banimit, shih më poshtë 2.3 dhe 2.7a dhe b. Ky projekt është i përshtatshëm edhe për të bashkëpunuar me mësimin e rregullt.


Rrjedha:

  • M do t‘i informojë N për projektin. Do të diskutohet dhe do të ilustrohet me shembuj se çfarë pyetjesh mund të shtrohen në intervistat. Fushat që mund të adresohen në një intervistë: shkaku dhe koha e migrimit, kontaktet me vendin e prejardhjes, jeta në vendin e emigracionit, perspektivat e ardhshme etj. Krahaso edhe pyetjet në 2.7a.
  • Edhe forma se si do të shtrohen pyetjet, duhet të diskutohet dhe të ilustrohet me shembuj (jo çështje të ngushta, të cilat mund të kenë përgjigje vetëm po ose jo; shumë më vlefshme janë shtysat, të cilat e nxisin të intervistuarin për të treguar!).
  • N ulen bashkë në grupmosha të njëjta ose në grupe të përziera (eventualisht grupe dyshe) dhe përpunojnë një katalog me 4–6 pyetje për intervistë. Para këtyre pyetjeve do të duhej të regjistrohen dhe shënohen: emri, mosha, rajoni i prejardhjes dhe vendi i lindjes.

  • Nga dy N e intervistojnë njëri-tjetrin për temën e migrimit, sipas pikave të mësipërme të përpunuara. Intervista do të duhej të zgjasë pesë deri dhjetë minuta. Më pas, rolet mund të ndërrohen.
  • Në qoftë se ka kohë të mjaftueshme në dispozicion, N mund të bëjnë një poster për partnerin e tyre të intervistës/për partneren e tyre dhe pastaj ta prezentojnë në bazë të posterit. Posterat mund të varen në mur për përpunim të mëtejshëm ose të ekspozohen për një takim me prindër me titull «Historia e migrimit e javës».
  • Nga M do të moderohet diskutimi i përfundimtar në klasë në të cilin fushat e temave të caktuara më sipër (Arsyet e migrimit etj.) do të shikohen nëpërmjet krahasimeve të ndërlidhura. Shtysat për këtë: Çfarë ngjashmërish dhe dallimesh vini në dukje ju? Pse migrojnë njerëzit; Cilat janë arsyet më të shpeshta për migrimin? Ku, si dhe çfarë do të ishit sot, në qoftë se ju ose prindërit (gjyshërit) tuaj nuk do të kishin emigruar? (Eventualisht tekst për këtë.)

Tabela e pëmbajtjes