Udhëzim:

Ushtrimi gjendet te Gudjons, H., Wagner Gudjons, dhe B. Pieper, M: (2008): Auf meinen Spuren. Ushtrime për punë biografike. Bad Heillbrunn: Klinkhardt.


Rrjedha:

  • N marrin shënim si një hyrje me këto pyetje vijuese, të cilave ata (pas një një udhëzimi dhe sqarimi me tërë klasën) u përgjigjen për vetveten:
    a) Kur isha 8 vjeç:
    Një interesim kryesor …
    Një problem, një vështirësi…
    Një shpresë, një dëshirë…
    b) Tashti në jetën time:
    c) Në 10 vjet:

Shembull Linja e kohës ose e jetës

  • Në një fazë të dytë, ata vizatojnë në një fletë A3 një linjë kohore ose jetësore, që fillon me 0 (= lindja) dhe shtrihet deri në 25. N nëpërmjet punës individuale mendohen se cilat ngjarje të rëndësishme duan t‘i shënojnë në këtë linjë kohore. Ngjarjet e perceptuara si negative shënohen nën linjën kohore, kurse përjetimet pozitive mbi linjën kohore. Për situatat e tranzicionit (hyrja në shkollë, migrimi, fillimi i jetës profesionale, ndoshta formimi i familjes, emigracioni etj.) mund të krijohen edhe simbole.
  • Fletët me linjë kohore ose jetësore do të varen në mur, shikohen, komentohen dhe diskutohen. Këtu shkëmbehen përshtypjet dhe iu përgjigjen pyetjeve.
  • Reflektim i përbashkët me tërë klasën; Shtysat dhe pyetjet në lidhje me këtë:
    • Çfarë ndjenjash ju shoqërojnë në këtë punë?
    • Ku ka ngjashmëri dhe dallime në jetëshkrimet tuaja?
    • Kujt i atribuohen kjo ngjashmëri dhe dallimet? (aspekti gjinor, mosha, sfondi i emigrimit etj.)
    • Cilat ngjarje shënohen si veçanërisht negative/pozitive? Pse?
    • Si qëndrojnë e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja për secilin/en së bashku?

Tabela e pëmbajtjes