Rrjedha:

  • N ulen së bashku në grupe treshe ose katërshe. Çdo grup merr një ose dy përshkrime të shkurtra të situatave në të cilat një person është duke bërë diçka të keqe. (Shembull: një fëmijë kërcënon një tjetër me rrahje, në qoftë se ai nuk do t‘i japë atij paratë që ka në xhep.) Është e rëndësishme që situata t‘i përshtatet moshës dhe t‘i përgjigjet botës së fëmijëve. Tani grupi i vogël diskuton rreth asaj se cilat mund të jenë motivet dhe arsyet për sjelljen negative. Çfarë ndjenjash dhe dëshirash mund të fshihen pas kësaj? Përgjigjet dokumentohen me shkrim në grupin e vogël.
  • Pastaj secili grup paraqet para klasës rastin e tij dhe motivet e mundshme, që sipas mendimit të tyre, qëndrojnë prapa sjelljes negative.
  • Pyetjet e mundshme- shtesë dhe nxitjet për një diskutim përfundimtar në grup, ose me tërë klasën:
    • A keni pasur edhe ju ndjenja apo dëshira të tilla?
    • Çfarë bëni, kur keni ndjenja të tilla?
    • A njihni njerëz, që sillen kështu?

Tabela e pëmbajtjes