Rrjedha:

  • Çdo nxënës/e e merr një copë letre të rrumbullakët, në të cilën ai/ajo e ngjit portretin e vet.
  • Çdo nxënës/e i merr gjashtë petale lulesh dhe shkruan në to një ose dy fjalë të mira për diçka:
    • Çfarë mund të thotë M rreth tij/saj (p.sh. «i zellshëm apo «sportiv»)
    • Çfarë mund të thotë një anëtar (mashkull) i familjes rreth tij/saj
    • Çfarë mund të thotë një anëtare (femër) e familjes rreth tij/saj
    • Çfarë thotë ai/ajo për vetveten
    • Çfarë mund tregojë një mik apo një mikeshë e tij/e saj për të
    • Çfarë mund të thotë dikush në klasë, në shkollë apo komunitet rreth tij/saj.
  • Nxënësi/ nxënësja i ngjet petalet e lules rreth rrethit me fotografi dhe e projekton në një formë të tillë lulëzimin.
  • Lulet individuale do të sistemohen dhe ngjiten në një fletë të madhe letre.
  • Për çdo kokë luleje, N vizatojnë një kërcell dhe gjethe, ashtu që të krijohet një tufë e larmishme. E pajisur me një nyjë, tufa e luleve duket veçanërisht shumë e bukur!
  • Me tërë klasën; N ulen në rreth dhe e komentojnë tufën e tyre të luleve. Në këtë mënyrë atyre do t’u jetë bërë e kuptueshme rëndësia simbolike: tufa e luleve do të ishte më pak e pasur nëse ato lule do të mungonin nga ajo (bashkësia a jeta në komunitet); çdo lule është e ndryshme dhe ndihmon në mënyrë të veçantë për tufën (individualiteti, dinjiteti njerëzor); çdo lule/çdo portret është po aq i rëndësishëm sa edhe të tjerët (barazia).

Tabela e pëmbajtjes