Rrjedha:

  • Klasa ndahet në grupe me nga 4–5 N. Secili grup përcakton një zëdhënës/një zëdhënëse.
  • Secilit grup i jepet një fletë letre (A2 ose A3), të cilën grupi e ndan në tri fusha/ pjesë. Në fushën e lartë N shkruajnë të drejtat, që sipas mendimit të tyre në një klasë duhet t‘i kenë të gjithë N si dhe M. Çdo propozim do të pajiset me një numër.

  • N ia kalojnë punën e tyre një grupi tjetër.
  • Çdo grup ballafaqohen/përqasen me listën e të drejtave të grupit të mëparshëm dhe mendohet të japë përgjigje në pyetjet e mëposhtme: Çfarë përgjegjësish apo detyrimesh kemi ne, në mënyrë që të drejtat në fushën e sipërme vërtet të respektohen? Çfarë duhet të bëjmë? Si duhet të sillemi?
    Shembull: «Secili/secila ka të drejtën për t‘u dëgjuar» – «Pra, ne kemi përgjegjësi ose detyrim për të dëgjuar.»
  • Në fushën e mesme ata shkruajnë përgjegjësitë apo detyrat e përshtatshme. Për këtë ata shkruajnë numrin nga fusha lart, me të cilin lidhet shënimi.
  • M jep disa të dhëna: Përgjegjësitë kërkojnë rregullat. Kjo mund të ilustrohet tashmë me anë të rregullave të klasës ose të shkollës. Këto duhet të formulohen në mënyrë pozitive («Unë e bëj» në vend të «Unë nuk e bëj») ato duhet të jenë konkrete dhe të përshkruajnë sjelljen e dëshiruar.
    Për shembull të drejtën për t‘u dëgjuar: ne kemi përgjegjësi për të dëgjuar; si rregull kjo kuptohet: mbaj qetësi, kur të tjerët flasin.
  • N e përcjellin fletën e tyre më tutje. Grupet studiojnë të gjitha shënimet e të dy grupeve të mëparshme dhe bien dakord më pas për një sasi (më së shumti) prej pesë rregullave. Këto do të shkruhen në fushën e tretë të fletës.
  • Në bashkësinë e klasës: Zëdhënësit/et e grupeve shpjegojnë përpara klasës rregullat e grupit të vet. Në vazhdim klasa diskuton nëse në një krahasim të tërthotë të listave veç e veç të grupeve, mjaft rregulla kryqëzohen ose përsëriten. Ata pajtohen në mënyrë demokratike, se çfarë duhet të fshihet ose të përmblidhet.
  • Votimi për rregullat. Secili/a nxënës/e merr katër gurë loje ose pika ngjitëse. Këto ai/ajo mund t‘i japë për rregullat që, sipas mendimit të tij/të saj, duhet të vlejnë për klasën. N mund t‘i japin gurët e lojës sipas dëshirës (të gjitha në një rregull të caktuar ose t‘i shpërndajnë në 2, 3 ose 4 rregulla). Për klasën do të merren ato katër rregulla, të cilat kanë marrë më së shumti vota. Ato do të shkruhen në një poster, do të nënshkruhen nga të gjithë N dhe do të vendosen në një vend të dukshëm në klasë.

Tabela e pëmbajtjes