Forma ushtruese vijuese bashkon aspekte të ndryshme dhe dallohet nga karakteri i vet aktiv orientues-veprues si mësim intensiv i shkëlqyeshëm.

Procedura:

a) M e ngjet një ilustrim. Secili/a N i merr 3–4 shirita letre (fletë A3 të prera drejt në 4–5 shirita) dhe në secilin shirit e shkruan një fjali për ilustrimin.

b) Të gjithë shiritat do të mblidhen dhe do të përzihen mirë. Pastaj N formojnë grupe treshe. Secili grup merr 9–12 shirita. Me ta duhet të përmbledhin një tekst për ilustrimin. Në mënyrë plotësuese duhet të bëjnë punë intensive në stil: shiritat e «dyfishtë» të priten, të zëvendësohen fjalët e përsëritura/ fillimet identike të fjalive, eventualisht disa fjali të mblidhen bashkë, të kihet kujdes në ndërtim etj. Nëse është e nevojshme N mund të marrin shirita të tjerë të zbrazët dhe të plotësojnë fjalitë, në mënyrë që teksti i tyre të jetë i ndërtuar mirë.

c) Shiritat do të ngjiten në renditjen përkatëse definitive. Grupet i prezentojnë tekstet e tyre dhe i komentojnë tekstet në mënyrë të ndërsjellë.


Tabela e pëmbajtjes