Nxënësit e marrin fillimin e një teksti (p.sh.fillimin e një tregimi ose hyrjen e një artikulli nga gazeta). Individualisht ose në grupe dyshe ose treshe duhet të shkruajnë tekstin deri në fund dhe gjithashtu gjatë kësaj pune të shënohen edhe pjesët si pjesa kryesore dhe përfundimi/përmbledhja. Tek tekstet e gjata duhet të vënë mestituj. Në vazhdim ata e paraqesin tekstin e tyre para të tjerëve. Kjo është interesante sepse të gjithë e kanë të njëjtin fillim dhe tekstet dalin megjithatë krejt të ndryshme.
Varianti 1: N e marrin fundin e një teksti dhe duhet të shkruajnë fillimin dhe pjesën kryesore.
Varianti 2: «Tregimet Sandwich»: N marrin fillimin dhe fundin e një teksti (tregim, shaka, tekst tematik) dhe duhet të sajojnë pjesën e mesme.