Format e ndryshme të gazetave të nxënësve/eve (përfshirë gazetat e murit dhe si mënyrë e re edhe format elektronike) janë tashmë të dashura që një kohë të gjatë. Ato lënë shumë mirë të zgjerohen në shumëgjuhësi (ashtu si mjaft gazeta të qytetit që kanë rubrika në gjuhët e mëdha të emigrantëve).
Varianti 1: Për temat e gazetës do të integrohen edhe kontribute nga gjuhët e tjera përpos gjuhës shkollore. Këtu do të duhej që së paku teksti të përmblidhet në gjuhën shkollore, në mënyrë që të gjithë të kenë diçka nga kjo.
Varianti 2: Do të krijohen rubrika speciale për lajme në gjuhë të ndryshme (p.sh. në lidhje me ngjarjet në vendet e prejardhjes). Edhe këtu është shumë e dëshirueshme një përmbledhje e shkurtër në gjuhën shkollore.