Në vazhdim të diskutimeve të gjendjeve të pakënaqshme ose të ngjarjeve në vendin e prejardhjes ose në vendin e tanishëm, do të mendohet se kujt do të mund t‘i drejtohen me një kërkesë për përmirësimin e gjendjes ose si do të dukej një thirrje për gazetat. Në vazhdim N i shkruajnë tekstet përkatëse dhe i diskutojnë bashkërisht. Se a do të dërgohen kërkesat vërtet apo do të shërbejnë vetëm si tekste fiktive, duhet të vendoset nga rasti në rast. Shembuj: kërkesë ose notë proteste presidentit ose parlamentit të vendit të prejardhjes shkaku i një keqpërdorimi / letër ose thirrje një partie që është armiqësore ndaj të huajve ose institucioni në vendin e tanishëm.


Tabela e pëmbajtjes