a) Detyra për N (në grupe ose si projekt i klasës): mendoni bashkërisht për dy personazhe kryesore, të cilët përjetojnë lloj-lloj aventurash – në vendin tuaj të prejardhjes ose aty ku ju tash jetoni, ose kudo dikund në botë apo në gjithësi: si ju doni! Përcaktoni se si do të quhen të dy personazhet (më së miri një vajzë dhe një djalë), sa vjeç janë dhe a bëjnë diçka të veçantë (p.sh. magji, lëvizin tepër shpejt nëpër hapësirë dhe kohë …). Bëni për të dy figurat bashkërisht një afishim (emri, mosha, hobi, veti të veçanta etj.), i cili do të jetë i vendosur në fillim të librit tuaj aventurë.
b) Pastaj shkruan secili/a N një ose më shumë eventura të cilat i përjetojnë dy personazhet kryesore.
c) Lexoni para njëri-tjetrit aventurat tuaja dhe mblidhni në një dosje.
d) Shkruani përsëri aventura të reja dhe mblidhni ato. Me kohë do të ndërtohet një libër i vërtetë aventurë!