Modeli bazë është ky: Një paraqitje (një rrëfim, një tekst tematik etj) do të jepet së pari në mënyrë korrekte e pastaj do të jepet përsëri me disa ndryshime, të cilat do të duhej të zbuloheshin nga dëgjuesit/et.

Variantet:

  • Ushtrim paraprak me gojë: M e tregon një rrëfim dy herë; herën e dytë ai i ndryshon disa detaje. N duhet të dëgjojnë me vëmendje dhe të shënojnë se çfarë nuk ishte korrekte herën e dytë.
  • N e shkruajnë vetë një ritregim mundësisht të saktë, të cilin e njohin të gjithë, ose një tekst nga historia e gjeografisë së vendit të prejardhjes (p.sh. mbi një personalitet, një ngjarje historike ose mbi një qytet). Në këtë tekst i futin në mënyrë të vetëdijshme 2–3 pasaktësi të vogla. Në vazhdim tekstet do të lexohen ose do të shkëmbehen; N e tjerë duhet t‘i zbulojnë gabimet.
  • Krahaso me variantet e tjera me ritregimet nr. 18.3.

Tabela e pëmbajtjes