Varianti 1:

Në një fletë të madhe (A3 ose A2) do të shkruhen shkronjat e alfabetit me ngjyra dhe të mëdha nën njëra-tjetrën (event. në dy kolona; gjithsesi ashtu që pranë shkronjave të mbetet vend i mjaftueshëm). Për secilën shkronjë do të shkruhet një fjalë ose një fjali e shkurtër, në fillim të së cilës do të qëndrojë shkronja përkatëse e alfabetit.

Varianti 2:

N marrin për grup 2–3 shirita të gjatë letre (A3 të priten në mënyrë diagonale në katër shirita), që të ngjiten me njëra-tjetrën. Ata mendohen për fjali (-nonsense) ose një tregim, tek i cili çdo fjalë e rendit fillon me një shkronjë të alfabetit (p.sh.: Alma bleu ca dardha e ftonj goxha (të) hidhur).


Tabela e pëmbajtjes