Të shkruarit bashkërisht: tregime radhe, vazhdimi, zinxhir ose palosëse

Rrjedha:

Modeli bazë është ky:

a) Secili/a N e merr një fjali ose një pjesë të vogël si fillim të një tregimi ose e shkruan vetë një fillim të tillë lart në një fletë.

b) Pastaj ai/ajo ia jep fletën tutje N djathtas. Ky/kjo e lexon se çfarë është e shkruar aty dhe e shkruan tregimin më tutje (një ose dy fjali). Pastaj ai/ajo e jep më tutje gjithashtu fletën djathtas.

c) Kur të gjitha fletët njëherë kanë qarkulluar nëpër tërë klasën ose grupin, atëherë ushtrimi është i përfunduar.

d) Në përfundim tregimet do të lexohen ose do të varen në mur.


Vërejtje:

  • Është me rëndësi që aty nga fundi i sekuencës (kur gati të gjitha fletët kanë qarkulluar nëpër klasë) të theksohet që dy tri fjalitë e fundit do të duhej të drejtohen nga përfundimi, në mënyrë që tregimi të mos përfundojë thjesht papritur.
  • Para se gjithash për fëmijët e rinj është me rëndësi së pari të sajohen tregime gojore radhe; krahaso këtu me nr. 1 lart: ushtrim paraprak.
  • Me korrigjimet M do të duhej që të merret me kujdes, në mënyrë që të mos zvogëlohet motivimi në të shkruar. Por M duhet t‘i shikojë mirë tekstet, sepse ato ndoshta japin udhëzime për fusha përkrahëse aktuale në të cilat shumë N bëjnë gabime.

Variantet:

  1. Në vend se me tërë klasën, ushtrimi mund të zhvillohet edhe me vetëm një ose dy grupe nivelesh, nëse është bërë një hyrje e mirë.
  2. Është e mundshme që të formohen grupe nga 3–4 fëmijë, të cilët do të shkruanin nga një tregim zinxhir. Fletët në këtë rast do të qarkullojnë më shumë se njëherë nëpër grup.
  3. Është e mundshme gjithashtu që të qarkullojë vetëm një fletë. Në mënyrë paralele me mësimin tjetër ndërtohet në të një tregim, i cili lexohet në fund para të tjerëve.
  4. Tregimi palosës: Në vend që të mund të lexohet se çfarë veç është shkruar, fleta para se të jepet tutje duhet të paloset ashtu që të mund të shihet vetëm fjalia e fundit, e jo edhe fjalitë e tjera të shkruara më lart. Kështu ndërtohet një tekst për lexim përfundimtar, i cili sjell më shumë kureshtje dhe befasi.

  1. Fjalë për fjalë: Ky është një variant për grupe të vogla me N të rinj. Në vend të fjalive (1–2 fjali) mund të shkohet edhe me fjalë: Në fillim qëndrojnë shirita të gjatë të letrës (A 3 mes për mes në 4–5 linja të priten), në të cilët qëndron nga një fjalë si fillim fjalie (ose do të shkruhet). Çdo N shkruan gjithnjë vetëm nga një fjalë (ose më së shumti tri fjalë) të tjera dhe e jep pjesën e letrës më tutje. Kështu krijohen shirita letre me fjali.

Tabela e pëmbajtjes