Një rrjedhë e mirë që në grupe treshe ose katërshe të gjenden ide psh. për një referat ose për një tekst tjetër të përbashkët. Udhëzimi: nga 3–4 N ulen rreth një tavoline dhe e marrin një fletë A3. Kjo do të ndahet në fusha. Në fushën e mesme do të shkruhet titulli gjegjësisht tema. Gjatë afër pesë minutash secili nxënës shënon në fushën e tij ide dhe pika të rëndësishme për temën e përbashkët.
Në vazhdim N i paraqesin mendimet e tyre dhe i shënojnë me ngjyrë dhe me numra gjithçka që në vazhdim duan të përdorin në tekstin ose në referatin e tyre. Në një hap tjetër ata i shënojnë në një fletë tjetër me radhë nënkapitujt e veçantë ose mendimet kryesore për referatin ose tekstin e tyre. Me këtë ata kanë përpunuar një strukturë solide për përfundimin e tekstit.