Hyrje: Elemente të përgjithshme

Sa i përket kërkesave të nivelit gjuhësor të dy fletët janë të kuptueshme dhe mund t‘u jepen nxënësve/eve nga klasa e katërt. Për nxënës/e më të rinj është e këshillueshme të trajtohen vetëm pika të zgjedhura, të cilat sqarohen gojarisht dhe paraprakisht. Varësisht nga gjendja dhe niveli i të kuptuarit, kjo procedurë (kufizimi në pika të veçanta, sqarimi paraprak) është e vlefshme edhe tek nxënësit/et më të vjetër.

Tek hyrja për fletët është me rëndësi të kihet kujdes për paraqitje sa më të qartë. Vetëm atë çka nxënësit/et e kuptojnë dhe e bëjnë konkretisht, do të jetë e përdorshme gjatë punës së tyre të pavarur. Pas hyrjes, fletët duhet t‘u jepen nxënësve/eve si kopje, me të cilat mund të punojnë edhe në shtëpi. Është mirë që fletët të mësohen jo njëra pas tjetrës por me një distancë prej 2–3 javësh t‘u jepen dhe të lihet t‘i provojnë.

Shumë pika, të cilat janë përmbledhur thuktë në dy fletët e punës, gjejnë ushtrime konkrete dhe të thelluara dhe nxitje në kapitujt tjerë të këtij teksti (para se gjithash në nr. 8–12). Nëse këto nxitje janë paraqitur paraprakisht, kjo natyrisht se e lehtëson edhe hyrjen në të dy fletët dhe të kuptuarit e tyre nga nxënësit/et.


Për fletën e punës FP 1: «Një tekst të planifikohet, përmblidhet, përpunohet – hap pas hapi»

Më së miri është që të gjashtë hapat e kësaj flete pune të provohen përmes një detyre konkrete në të shkruar.
Këtu duhet të bëhet fjalë një herë për një tekst tematik (p.sh. për një detyrë si «Mblidhni informacione mbi një qytet të caktuar ose një vend (ose mbi një personalitet) nga vendi ynë i prejardhjes; të shkruhet për këtë një tekst prej 1 ½ e faqes; prezentoni tekstin në vazhdim si referat prej 5–10 minutash».

Herën e dytë të gjashtë hapat do të provohen përmes një teksti letrar ose një teme e mbështetur në fantazi («Ne sajojmë poezi për vendin tonë», «Aventura ime interesante e pushimeve», «Një tregim gënjeshtre»).
Me rëndësi është që të gjashtë hapat të diskutohen konkretisht dhe të provohen. Kjo kërkon kohë, por e vlen patjetër, sepse nxënësit/et mësojnë shumë për punën e tyre të ardhme.

Për ta thjeshtuar mund të diskutohen në një rreth të parë vetëm titujt e shkruar të gjashtë hapave me shkronja të trasha. Nënpikat pasojnë në një rreth të dytë përmes fletës së punës. “


Për fletën e punës FP 2: «Të merremi me problemet në të shkruar»

Kjo fletë pune është menduar si fletë sqaruese për FP 1. Është me rëndësi që para se të shpërndahet të diskutohet me nxënësit/et, ku kanë ata probleme nganjëherë në të shkruar dhe çka mund të bëjnë kundër tyre. Në vazhdim FP 2 do të lexohet dhe diskutohet.

Edhe këtu është natyrisht optimale, nësë mjaft këshilla provohen dhe përvojat e mbledhura në vazhdim diskutohen. Kjo e thellon përvetësimin dhe kontribuon që nxënësit më vonë fletën ta përdorin në mënyrë kompetente.


FP1 – Një tekst të planifikohet, përmblidhet, përpunohet – hap pas hapi

Fletë pune për nxënësit/et

Hapi 1: Gjej ide të mira për temën tënde!

Mundësitë:

  • Merre një fletë ose copëza të ndryshme letrash të vogla. Shëno gjithçka që të bie ndër mend për temën. Nëse për ty është më e lehtë, mundesh që shënimet t‘i bësh edhe në gjuhën e shkollës.
  • Nëse ke kohë: bisedo me njerëz të ndryshëm mbi temën. Shënoji idetë e tyre.
  • Bëje një mind-map ose një cluster, nëse tashmë i njeh këto teknika.
 

Hapi 2: Renditi idetë, planifiko ndërtimin e tekstit tënd.

  • Shikoji shënimet ose copëzat e letrave me radhë. Mëshoji vijë atyre që nuk të nevojiten.
  • Merre një letër dhe ndaje në tri fusha vijuese: hyrje/vështrim i përgjithshëm – pjesa kryesore (fusha e gjerë!) – përfundimi/përmbledhja
  • Shkruaj në secilën fushë idetë të cilat i përshtaten asaj fushe. Mendo se çfarë mungon ende, plotësoje!
  • Rri aq gjatë te ky hap derisa mund ta parashohësh përafërsisht tekstin tënd/tregimin tënd.
  • Mendohu gjithashtu se si do ta krijosh tekstin tënd (në një fletë, në kompjuter, përmes ilustrimit…).
 

Hapi 3: Shkruaje një version të parë të tekstit (skicë).

  • Shkruaje tekstin.
  • Lexoje krejt skicën tënde. A është në rregull ndërtimi? A do t‘i ndryshosh që tash disa fjalë, forma ose fjali?

Hapi 4: Gjeje një titull atraktiv dhe fillim.

  • Me një titull të mirë mund t‘ua zgjosh kurreshtjen lexuesve/eve ose dëgjuesve/eve. «Ndihmë unë po fundosem» tingëllon për shembull më interesant se «Aventurat e pushimeve të mia»
  • E njëjta gjë vlen edhe për fjalinë e parë ose pjesën e parë të tekstit: këtu mund të futësh interesim dhe kureshtje. Në një tregim, tonin ia jep një hyrje e papritur, interesante, kurse një teksti tematik, një informacion i qartë.
  • Tek fjalitë dhe referatet e gjata është me rëndësi të vendosen mestituj të mirë dhe informativ. Ata u ndihmojnë lexuesve/eve që të ruajnë një vështrim të përgjithshëm.

Hapi 5: Përpunoje(ni) skicën.

  • Kjo ndodh më së miri në grup dysh ose tresh në një «konferencë shkrimi». Në këtë formë ju mund ta këshilloni njëri-tjetrin reciprokisht dhe të ndihmoni më tutje. Por edhe vetë mund ta përpunosh teksin tënd. Tek përpunimi janë të nevojshme pyetjet vijuese:
    • A është teksi im si tërësi i kuptueshëm dhe interesant? Çfarë duhet të formuloj më qartë? Çka është mirë, çka jo aq mirë? A i jam pëmbajtur temës?
    • A ka teksti im një ndërtim të qartë (hyrja/vështimi i përgjithshëm, pjesa kryesore, përfundimi/përmbledhja); a është rrjedha e qartë? A mos kam shkruar jashtë temës?
    • A do të mundja ta riformuloja titullin e tekstit tim ashtu që të zgjojë më shumë interesim dhe kureshtje ose që ai të ofrojë një informacion më të qartë për titullin.
    • A fillon teksti me një fjali interesante ose informative, që e shton qejfin për lexim të mëtejshëm; a mundja ta bëja këtë më mirë?
    • A është secila fjali e kuptueshme dhe korrekte në aspektin gjuhësor (format, ndërtimi i fjalisë)? Shënoji pasiguritë dhe sqaroj ato me mësimdhënësin ose me dikë që i njeh këto gjëra.
    • A kam zgjedhur fjalë të qarta dhe të sakta; a mos kam tepër shumë përsëritje? A është në rregull drejtshkrimi (të përdoret si mjet ndihmës fjalori i drejtshkrimit!)?

 

Hapi 6: Modeloje versionin përfundimtar të tekstit.

      • Shiko që teksti yt sa i përket paraqitjes të jetë tërheqës për lexuesit/et ose të jetë interesant për dëgjuesit/et!
      • Eksperimento edhe me forma të reja (krijim me ilustrime ose si kollazh, në kompjuter, si tekst-dëgjues (audio-file) etj.

FP2 – Sjellja me problemet në të shkruar

Fletë pune për nxënësit/et

Kjo fletë të tregon ty se si mund t‘i zgjidhësh disa probleme në të shkruar.

      • Nëse ti nuk ke ide se çfarë do të mund të shkruash, ose nëse ke vështirësi me ndërtimin dhe ndarjen e tekstit, atëherë shiko fletën e punës FP 1!

Problemi 1: Unë kam vështirësi të shkruaj në gjuhën time amtare.

      • Tek mbledhja e ideve ose tek skica mund të përdorësh fjalë edhe nga gjuha shkollore (p.sh. gjermanisht), nëse për ty është më e lehtë.
      • Nëse ke vështirësi me dialektin ose gjuhën e shkruar në gjuhën amtare ose me format korrekte: Shkruaj në skicë ashtu si ti mundesh. Diskutoje skicën pastaj me mësimdhënësin ose me dikë i cili e zotëron gjuhën e shkruar. Lejo që të të sqarohet se çfarë duhet të ndryshohet dhe pse.
      • Ndoshta mund të merresh vesh që ti të shkruash vetëm një tekst të shkurtër, por mundësisht korrekt, ose që ti t‘i përpunosh pesë fjalitë e para mundësisht në mënyrë korrekte.
      • Për drejtshkrim do të duhej të shfrytëzosh një fjalor në gjuhën tënde.

Problemi 2: Unë nuk po gjej një fillim interesant ose hyrje atraktive.

      • Është me rëndësi, që para fjalisë së parë, teksti yt të ketë një titull interesant! Referatet dhe tekstet e gjata do të duhej gjithashtu t‘i ndash përmes nëntitujve.
      • Tek një tekst tematik ose tek një referat, në fillim, qëndron një vështrim i shkurtër mbi përmbajten e tekstit. Ai u ndihmon lexuesve/eve ose dëgjuesve/eve për t‘u orientuar më mirë.
      • Edhe një tregim ose një përjetim mund të fillojë me një formë të një vështrimi të përgjithshëm: «Unë dua t‘u tregoj juve, se si unë njëherë…», «Në rrëfimin tim bëhet fjalë për …».
      • Por një tregim mund të fillojë edhe nga «brendia e mesit», që nganjëherë zgjon shumë kurreshtje: «Unë shtrihesha si i vdekur në tokë. Çfarë kishte ndodhur? Ngadalë më kujtohej …»
      • Edhe një pyetje drejtuar lexuesve/eve ose dëgjuesve/eve mund të krijojë një fillim të mirë: «A dëshironi të dini se çfarë përjetova verën e fundit? Dëgjoni mirë! Ishte në një …».

Problemi 3: Unë nuk e di se si dhe çfarë duhet të shkruaj më tutje.

      • Lexoja dikujt ose tregoja dikujt se çfarë ke shkruar deri tash. Diskutoje më këtë person se si mund të shtjellohet teksti yt më tutje.
      • Tek një tekst tematik ose referat: Mendoje një aspekt të ri të temës sate ose një nëntemë të re, të cilën nuk e ke trajtuar ende.
      • Tek një tregim: Mendohu se çfarë dëshirojnë të dinë lexuesit/et edhe më saktësisht. Shkruaj diçka për këtë: («Tomi u shtri në krevat dhe fjeti.» g «Ju doni të dini se si dukej krevati i Benit dhe dhoma? Këtë mund t‘ua them juve me kënaqësi: …».)
      • Lexoje fjalinë e fundit të tekstit tënd. Shkruaje një fjali tjetër, në të cilën e merr një fjalë nga fjalia e fundit: Tomi u shtri në krevat dhe fjeti.» «Ai fjeti thellë, derisa papritur u hodh përpjetë, sepse iu kujtua, se …».)

Problemi 4: Unë nuk gjej përfundim të mirë për tekstin tim.

      • Tek një tekst nga fusha e dijeve është shpesh mirë që në fund të shkruhet një përmbledhje («Pikat më të rëndësishme të temës sime janë …».)
      • Është shpesh mirë që në fund të tekstit të jepet një mendim personal: «Mua më pëlqen në këtë tregim/te kjo temë veçanërisht, …», «Sipas mendimit tim …».
      • Në fund mund t‘i drejtohesh edhe lexuesve/eve: «Unë shpresoj që ishte e qartë se çfarë desha t‘u them», «Si do të ishit sjellur ju këtu?».

Problemi 5: Ndihmë, teksti im është tepër i shkurtër!

(Shiko më lart edhe njëherë tek problemi 3!)

      • Tek tregimet: Sajoje një figurë plotësuese (p.sh. një mace), e cila herë pas here del në sipërfaqe.
      • Shkruaj tek disa fjali të tekstit tënd një zgjerim ose një fjali plotësuese (Shembull: «Atëherë isha ende shumë i vogël» g «Atëherë, para rreth pesë vjetësh, unë isha shumë i vogël. Unë isha më së shumti gjashtë vjeç dhe shkoja së pari tek në kopsht parashkollor.»
      • Zgjeroje përfundimin e tregimit tënd. Tek një tekst tematik p.sh. me një përmbledhje të mirë, tek një tregim me një qëndrim personal.


Tabela e pëmbajtjes