Udhëzim:

  • Në qendër të MGJP qëndron realizimi i projektit në gjuhën e parë (edhe pse disa N ndihen më të sigurt në gjuhën e vendit mikpritës).Versioni në gjuhën e dytë apo gjuhën e vendit mikpritës ndodh në një hap të dytë.
  • Bashkëpunimi me mësimin e rregullt është veçanërisht i frytshëm dhe i dobishëm në këto projekte. Tekstet dygjuhëshe, që krijohen këtu janë ideale për zgjerime shumëgjuhësore; krahaso këtu idetë nr. 21 dhe 22 në fletoren «Përkrahja e të shkruarit në gjuhën e parë».

Rrjedha:

  • Klasa njoftohet për planifikimin e një projekti dygjuhësor ose shumëgjuhësor; marrëveshja e përbashkët në lidhje me temën, llojin e tekstit dhe produktin që do të krijohet aty. N duhet të kenë kuptuar se bëhet fjalë për përdorimin e aftësive të tyre në dy gjuhë.
  • Temat e mundshme dhe produktet:
    • Niveli i ulët: modelimi i një libri të ilustruar dygjuhësh (poshtë teksti në gjuhën e parë, lart në gjuhën e dytë). Ilustrimet bëhen ose nga vetë fëmijët (për një tregim që e gjejnë vetë ata ose nga një tregim që ua ka lexuar M), ose M ua jep modelin e gatshëm për ta ngjitur në fletore (p.sh. një tregim të ilustruar). Variante: Të modelohet një «mini-libër»; krahaso broshurën «Përkrahja e të shkruarit në gjuhën e parë», nr 21.2 dhe 22.4; Vjegza: http://www.minibooks.ch/.
    • Niveli i ulët dhe i mesëm: Poezi dygjuhëshe për një temë apo një formë letrare (p.sh. «poezi njëmbëdhjetëshe», shih broshurën «Përkrahja e të shkruarit në gjuhën e parë», Nr 21.1). Tekstet e krijuara pastaj mund të modelohen bukur dhe në letër me ngjyrë të lidhen në një libërth.
    • Niveli i mesëm: modelimi i një libri-aventurë dygjuhësh, krahaso broshurën «Përkrahja e të shkruarit në gjuhën e parë,» Nr 21.2.
    • Niveli i mesëm dhe i lartë: Përmbledhje dygjuhëshe (receta kuzhine, receta artizanale, shaka, gjëegjëza, etj). Të mblidhen në një fletore ose dosje; eventualisht të shumëzohet dhe të dekorohet.
    • Niveli i mesëm dhe i lartë: Modelimi i kopertinave të një libri dhe të tekstit të ballinës (ose dygjuhësor ose krahas në gjuhën e parë dhe në gjuhën e shkollës); krahaso: http://www.sikjm.ch/literale-foerderung/abgeschlossene-projekte/mein-buchumschlag/ dhe http://www.sikjm.ch/medias/sikjm/literale-foerderung/projekte/mein-buchumschlag-didaktische-anregungen.pdf.
    • Niveli i mesëm dhe i lartë: modelimi i një «romani fotografish» dygjuhësh ose shumëgjuhësh me fotot e bëra vetë dhe me fluskat e fjalëve. Përpunimi bëhet më së miri në kompjuter. Shih. Broshura «Përkrahja e të shkruarit në gjuhën e tyre të parë», nr. 22.3.
    • Niveli i mesëm dhe i lartë: Gazetë dygjuhëshe e nxënësve/eve (Gazetë muri, Gazeta e lidhur në format A4, gazetë elektronike).

Tabela e pëmbajtjes