Rrjedha:
- M i lë N të tregojnë për situatat e grindjeve. N emërtojnë pastaj mundësitë e ndryshme se si ata mund t‘u shmangen provokimeve dhe «ofertave për grindje» dhe cilat strategji të tjera,ndoshta, do të ishin të mundshme. M i shënon opcionet në fletë letre ose në një poster (me shkrim ose me vizatime).
- Tani M i zgjedh ato përgjigje, që i përshtaten stategjisë «qëndrojmë të qetë» dhe lejon që këto zgjidhje të paraqiten edhe në formë skenike (si lojë rolesh). Çdo herë duhet të bëhen këto katër gjestet e mëposhtme: të kryqëzohen krahët, të ngrihen lart shpatullat, të bëhet «Phh» dhe të kthehet. Të gjithë N e luajnë këtë me një partner. M i shënon në tabelë ose në poster: «Qëndro gjakftohtë – ktheja shpinën!».
- Në një hap të dytë, M do të pyetë se në cilat situata nuk është e mjaftueshme një shpërfillje si ajo e paraqitur më lart. Ai pastaj, nga shënimet e zgjidhjeve të konflikteve, i zgjedh përgjigjet që i përshtaten strategjisë «i mençuri largohet». Përsëri këtu inskenohet luajtja e roleve të vogla dhe diskutohen. Për në shtëpi të gjithë N marrin për detyrë, t‘i provojnë konkretisht të dy këshillat. Në njësinë pasuese do të shkëmbehen dhe do të diskutohen përvojat përkatëse.