Rrjedha:

  • N formojnë grupe katërshe.
  • M, ia cakton çdo grupi një artikull për të drejtat e njeriut (varianti: N mund të vendosin vetë se me cilin artikull dëshirojnë të merren).
  • Çdo grup bën një poster për të drejtat e «veta» njerëzore. Posteri përmban elementet e mëposhtme:
    • titullin, të cilin grupi e ka përzgjedhur për të Drejtat e njeriut.
    • pjesën përkatëse të tekstit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ose të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.
    • një imazh (simbol, simbol përmes vizatimit), i cili simbolizon të Drejtat përkatëse të njeriut (p.sh. një rrotë për lirinë e
    • lëvizjes, një gojë ose buzët, për lirinë e shprehjen dhe fjalës).
  • Për klasat më të larta: një analizë të strukturës së të drejtës përkatëse të njeriut me referencë:
    • Personat që kanë të drejtë për këtë të drejtë ose të cilëve kjo e drejtë u është veçanërisht e rëndësishme;
    • Përmbajtja e saj (çka mbron ose garanton ajo e drejtë);
    • Mjetet për zbatimin e saj përkatësisht realizimin e saj;
    • Eventualisht shembuj të shkeljes së kësaj të drejte.
  • N paraqesin përpara klasës posterat e tyre dhe diskutojnë për ta.

Tabela e pëmbajtjes