- Përgatitje gojore: Bisedë rreth kategorive «mënyrë interesante» dhe «mënyrë monotone». Çfarë kuptimi kanë këto kategori? Çfarë do të thotë kjo për të shkruarit tonë personal? Thellim: M ua lexon N një tekst (të shkurtër) interesant dhe një tekst monoton ose u jep atyre tekste të tilla. Përse njëri është interesant, tjetri monoton? Eksperimenti: Si mund ta bëjmë tekstin monoton interesant? Përpjekje; zgjidhjet të krahasohen.
- N marrin «recetat» vijuese për të shkruarit interesant (si kopje):
- Filloje tekstin tënd me një fjali, e cila i bën lexuesit/et kureshtarë (p.sh. «Në këtë ditë gjithçka shkoi mbrapsht», «Gjithnjë e më afër më afrohej qeni i tmerrshëm.»).
- Mos tradhëto gjithçka menjëherë. Jepu lexuesve/eve së pari udhëzime, të cilat i bëjnë ata kureshtarë! («Çfarë përjetova sot sigurisht që nuk do ta harroj aq shpejt. Ka të bëjë me një kafshë më shumë se sa të rrezikshme».)
- Përshkruaj ndjenjat, frikën dhe shpresën e personave në tekstin tënd! («Ai dridhej dhe mendonte: ‹A ka vallë shpëtim për mua?›»)
- Ndërpreje tekstin tënd me pyetjet, drejtohu direkt lexuesve/eve. (P.sh. Çfarë do të kishit bërë ju në këtë situatë të ndërlikuar?»)
- Formuloje kulminacionin ose zgjidhjen e mënyrës interesante tek para përfundimit të tekstit.
- Mendoje për tekstin një titull, i cili lexuesit/et i bën kureshtarë («Tragjedi në Turqi», ose «A do të më hajë tigri mua?»).
Pastaj N marrin një ose disa modele përmes të cilave ata në bazë të këtyre «recetave» do të duhej të shkruajnë një tregim interesant. Shembull: Një tregim i përshtatshëm me ilustrime; një temë si «Një përjetim i frikshëm» ose «Këtu unë kisha vërtet frikë».
Pasi të shkruhen tekstet do të krahasohen dhe do të diskutohet si dhe sa mirë janë zbatuar «recetat» veç e veç.
- Mbledhja (bashkë me nxënësit/et) e temave interesante, titujve dhe/ose fillimit të teksteve (1–3 fjali). N shkruajnë në shkollë ose si detyrë tekste për këtë. Këto mund të mblidhen dhe të lidhen bashkë në një libër («Tregimet tona të frikshme», «Storiet interesante» etj.).