Ushtrime atraktive dhe edhe argëtuese stilistike janë të mundura në forma të ndryshme në fushën e teksteve të plota. Është për të vënë re se këto eksperimente kanë si parakusht që duhet pasur pak ndjenjë për gjuhën e parë dhe shumëllojshmërinë e saj specifike. Aty ku mungon kjo ndjenjë duhet të ndërtohet dhe zgjerohet përmes udhëzimeve përkatëse dhe informacioneve. E njëjta gjë vlen edhe për njohuritë për tekstet e ndryshme (poezi, tekst informativ, përrallë, sms, komik etj.).

Lartësia e stilit, variantet:

  • Variacionet e një teksi (të shkurtër) të përshtatshëm në lartësi të ndryshme të stilit. Detyra të mundshme: «Ju keni marrë një libër nga shoku ose shoqja juaj nga vendi i prejardhjes, ose nga gjyshërit apo nga ambasada e vendit tuaj të prejardhjes. Shkruani për secilin nga këta persona një letër falënderuese, e cila i përgjigjet nga ana e stilit!» (Variacione nga pak deri shumë mënyrë formale, event. nga dialekti deri te gjuha standarde).
  • Zgjedhni pesë tabela komunikacioni (p.sh. tabela -stop, rrugë njëkahëshe, ndalohet lakimi etj.). Shkruani se çfarë duan të thonë këto tabela (p.sh. «Këtu duhet të ndalemi», «Këtu mund të shkosh vetëm në një ndrejtim» etj.) Formuloni këtë informacion me mënyra të ndryshme politese! Mund të përdorni edhe dialektin dhe shprehjet e rrugës (Tabela stop: «A do të ishit aq i sjellshëm që të ndaloni këtu? Faleminderit!» deri «Budalla, frenoje kerrin tënd!». Krijoni një pllakat argëtues për këtë (A3 ose A2).
  • Merrni një artikull të shkurtër nga gazetat, një poezi ose një tekst tjetër të shkurtër. Merruni vesh në grup tresh ose katërsh, kush e riformulon atë dhe në çfarë stili (p.sh. në dialekt, shprehje rruge, gjuhë-komike, gjuhë të përzgjedhur, me gjuhë «deri në tepri të përzgjedhur»). Shkruani variantet tuaja dhe lexojani njëri-tjetrit!

Format e tekstit, variantet:

  • Merrni një tekst të shkurtër, p.sh. një artikull nga gazetat. Mendoni si klasë e tërë ose në grupe nivelesh, format e ndryshme të tekstit në të cilin mund të shndërrohet teksti (poezi, tekst tematik, përrallë, telegram, sms, komik, lojë dëgjimore, lajmërim senzacional etj.). Merruni vesh kush në çfarë forme do të shkruajë tekstin (individualisht ose në grup dysh). Në fund krahasoni dhe diskutoni format e ndryshme të tekstit!
  • Përpiquni të bëni të njëjtën gjë me temat, të cilat janë të lidhura me vendin tuaj të prejardhjes! Shndërroni p.sh. skenat nga jeta e një personaliteti të rëndësishëm në një lojë dëgjimore ose bëni një poezi për një pamje të një vendi ose sajoni telegrame ose shënime gazetareske për ngjarjet historike!
  • Grumbulloni shembuj tekstesh për format e ndryshme te tekstit, bëni një ekspozitë. Secili/a duhet të prezentojë një shembull (nga poezia e deri te pjesa komike, nga libri tematik e deri te e-mail ose sms) dhe t‘u sqarojë të tjerëve se çfarë është speciale në gjuhën e këtij shembulli.

Kontribute të rëndësishme për ushtrimin e stilit ofrojnë edhe këto nxitje vijuese:

  • Tek nr. 4 ku janë të përshkruara format e tregimeve skelë, tregimet me fjalë nxitëse, struktura e tregimit, natyrisht mund të përdoren (si edhe nxitje të tjera të ndryshme) shumë mirë gjithashtu edhe për qëllimet e ushtrimit të stilit në fushën leksikore.
  • Nxitjet te 15.2 për punën me provë plotësuese japin një kontribut të mirë për ushtrimin e stilit në fushën leksikore.
  • Tek nr.16.3 te puna e përshkruar me tekste paralele (të shkruarit gjeneral) është me shumë vlerë në aspektin stilistik: orientimi në një model të paradhënë dhe marrja e elementeve nga i njëjti ka një efekt lehtësues dhe ushtrues të stilit.
  • Të preferuara dhe të dobishme për ushtrimin e stilit janë edhe të ashtuquajturat «orët e të shkruarit gojor»: N nuk e shkruajnë vetë një tekst, por diskutohet gjerësisht se si mund të ndërtohet një tekst për një temë të caktuar. Variacione: Do të diskutohet për një tekst të një nxënësi që veç është i shkruar (i cili eventualisht është shkruar para një kohe ose është nga një klasë tjetër).

Tabela e pëmbajtjes