Tek prova e zgjeruar bëhet fjalë për t‘a zgjeruar një fjali me elemente plotësuese (mbiemra, pjesë të fjalisë, fjali plotësuese) («Gruaja këndon» g «Gruaja e re e veshur mirë, e cila u arsimua në Romë si këngëtare, këndon në sallën koncertale të zbukuruar me plot luks, këngë të mrekullueshme». Tek prova për të lënë jashtë duhet të ndodhë e kundërta, të fshihen të gjitha elementet, deri sa të mbetet vetëm bërthama e fjalisë: «Një qen i murmë me qime të ashpra, i cili i kishte ikur pronarit të tij, e hante një koc të madh» g «Një qen hante»

 

Tek puna me provë të zgjeruar dhe të lënit jashtë, nxënësit zhvillojnë përmes lojës ndjenjën e tyre për mundësitë gjuhësore dhe stilistike në fushën e fjalisë.

Variantet:

  • M i ushtron së pari një ose dy shembuj me klasën/grupin. Në vazhdim secili N (ose nga 2 N) e merr nga një fjali dhe disa shirita letre, në të cilën ai/ajo duhet të shkruajë mundësisht një version të gjatë. (Prova e zgjeruar)
  • M e jep një fjali të shkurtër në klasë, p.sh. «Qeni leh.» Secili/a N duhet që këtë fjali ta zgjerojë me një element (mbiemër, gjymtyrë të fjalisë, pjesë e fjalisë): « Qeni i uritur leh», «Qeni i uritur leh tërë ditën»,«Qeni i uritur leh tërë ditën sepse ai ka uri» etj. Së pari të ushtrohet me gojë pastaj me shkrim.
  • Për provën e të lënit jashtë mund të zgjidhen tekste nga tregimet etj. nga të cilat heqen të gjitha ato pjesë që nuk janë të patjetër të domosdoshme.
  • Prova me zgjerim mund të zgjerohet nga një tekst i plotë, i cili përbëhet nga shumë fjali të shkurtëra. Detyra: Teksti të zgjerohet së paku në madhësinë e dyfishtë.

Tabela e pëmbajtjes