Mbledhja dhe shënimi i fjalëve për një temë është një metodë e mirë për t‘i përdorur njohuritë dhe resurset e përbashkëta të nxënësve/eve dhe të M. Procedura është vërtetuar në të gjitha nivelet e moshave dhe në format e ndryshme metodike. Kjo ofron mundësi optimale, për t‘i theksuar në mënyrë të vetëdijshme format sandarde ose gjuhësore të shkruara (në raport me ato dialektore) dhe për t‘u konfrontuar me dallimet në leksik në të dy format. Fjalët që më së shumti përdoren nga një përmbledhje tematike mund të zgjidhen edhe për ushtrimet në drejtshkrim. Një nivel i zgjeruar paraqet një përmbledhje të mjeteve të zgjeruara gjuhësore (fillimet e fjalive, përdorimi specifik i teksteve), krahaso këtu me nr. 15.

Me rëndësi: Nëse një nxënës/e e di një fjalë vetëm në gjuhën e shkollës, por jo në gjuhën amtare, ai/ajo mund ta thotë ose ta shkruajë në këtë formë. Me këtë krijohet një situatë autentike, për t‘i pyetur nxënësit/et e tjerë ose për ta konsultuar fjalorin.

Shembuj:

  • Mbledhja e fjalëve («Çfarë di unë krejt») (prej kopshtit parashkollor): Nën udhëheqjen e mësimdhënësit, nxënësit i shënojnë se cilat fjalë u bien ndër mend në gjuhën e tyre të parë për temat si kafshët, bimët, banesa, shkolla etj. Sipas rastit M ua paraqet formën korrekte të gjuhës standarde dhe/ose i shënon fjalët më të rëndësishme në fletore. Me rëndësi: nuk duhet të mblidhen vetëm emrat, por edhe foljet dhe mbiemrat. Niveli zgjerues: a) Me fjalë të formohen fjali të shkurta; event. të shkruhen. b) të shkruhet një tekst, në të cilin së paku 5 (ose më shumë) fjalë vijnë në shprehje nga mbledhja e fjalëve; këto fjalë të shënohen me të kuqe (ky është një variant i tregimeve skelë nga nr. 4).
  • Mbledhja e fjalëve për një ilustrim
    (prej kopshtit parashkollor – shkalla e lartë:Si pikënisje shërben një ilustrim me shumë detaje (i nxjerrë nga një temë aktuale nga tekstet tematike, p.sh. një pllakat nga vendi i prejardhjes ose ilustrim nga një shesh lojërash. Për nivelin e mesëm dhe të lartë janë të përshtatshme ilustrime/fotografi që kërkojnë një leksik specifik). Në grup ose në klasë, nocionet nga ilustrimi (përfshirë veprimet/foljet dhe mbiemrat!) do të emërtohen dhe shënohen. Kjo ndodh me post-it-copëzat e vogla të letrave ose në tabelë rreth e rreth ilustrimit. Variantet: secili/a nxënës/e shkruan së pari individualisht se çka mund të emërtojë, në vazhdim shkëmbim. Për përdorim dhe thellim pason në vazhdim një detyrë me shkrim, p.sh. Përshkruajeni ilustrimin mundësisht saktë / Sajone një tregim për ilustrimin / Zhvendosuni në pozicionin e një personi, i cili është në ilustrim dhe përshkruajeni ilustrimin nga ajo perpektivë («Unë jam gruaja me xhemper të verdhë. Unë qëndroj në vend. Prapa meje janë …»).
  • Fusha e fjalës nga tema e një situate të të shkruarit
    (Niveli i ulët – deri te niveli i lartë):Tek rastet e të shkruarit për një temë të caktuar («Nëse unë do të isha një bujk/bujkeshë», «Sistemi shtetëror i vendit tonë» etj.) e vlen që paraprakisht me klasën ose grupin të shënohen nocionet (emrat, foljet, mbiemrat) dhe shprehjet në mënyrë korrekte, të cilat janë me rëndësi dhe ndihmuese për tekstin përkatës. Përmes kësaj mbledhjeje të fjalëve dhe shprehjeve relevante, N do të lehtësohen në aspektin e përmbajtjes si dhe në drejtshkrim. Fushat e fjalës mund të përpunohen dhe në vazhdim të krahasohen edhe vetë, nga dy ose nga tre. – si formë prezentimi janë të përshtatshme edhe cluster dhe mind-map, krahaso nr. 8.

Tabela e pëmbajtjes