Në ciklin e ulët shpesh krijohen libra të ilustruar sipas planit vijues:
a) N e lexojnë ose e sajojnë një tregim,
b) Ata e ndajnë në episode veç e veç gjegjësisht në ilustrime
c) Një ose dy N e vizatojnë një skenë dhe nën të e shkruajnë veprimin përkatës
d) Fletët ngjiten ose lidhen bashkë, kështu bëhet një libër i ilustruar i bërë vetë.
Kjo rrjedhë lë pa problem mundësinë për ta zgjeruar në shumëgjuhësi, nëse rreth e rreth ilustrimeve lihet vend, ashtu që p.sh. ilustrimi mund të shkruhet në katër gjuhë. Kështu krijohet një libër i ilustuar shumëgjuhësor, ku mësimi në gjuhën e prejardhjes mund të japë një kontribut të mirë.
Në cilkin e mesëm mund të krijohen libra aventurë «shumëgjuhësor», në të cilët N së pari p.sh. i sajojnë dy personazhe kryesore, të cilët përjetojnë aventura të ndryshme. Nga 1–2 N përshkruajnë pastaj një episod; kur
merren së bashku atëherë japin një libër të përgjithshëm aventurë. Do të bëhet shumëgjuhësor, nëse si paracaktim p.sh. merren vesh që episode të veçanta duhet të zhvillohen në vendin e prejardhjes së N dhe në secilin episod duhet të vijnë në shprehje disa fjalë të gjuhës së atjeshme (p.sh. «mirëdita», «faleminderit» etj.).