Ky projekt është realizuar në shumë shkolla. N merren me poezitë, sajojnë vetë poezi të thjeshta, i formojnë bukur ato dhe i prezentojnë në formë të një ekspozite apo të një libri. Nëse ekspozita ose libri përmban edhe poezi në gjuhë të tjera (mundësisht me përkthim në gjuhën shkollore), është aq më mirë. Për të sajuar vetë, më së miri është i përshtatshëm «plani ndërtues» i poezive – njëmbëdhjetëshe. Ato ndërtohen nga njëmbëdhjetë fjalë, të cilat ndahen në 5 rreshta të tillë:
Rrjeshti 1:
1 fjalë (mbiemër, event. emër),
p.sh. një ngjyrë, ndjenjë.
Rrjeshti 2:
2 fjalë (emra me mbaresë)
(çfarë është, për çka flitet …)
Rrjeshti 3:
3 fjalë (fjali e shkurtër dëftore)
(çfarë bën?)
Rrjeshti 4:
4 fjalë (fjali e shkurtër me unë)
(çfarë bën ti?)
Rrjeshti 5:
1 fjalë (mbiemër)
(më e rëndësishmja në një fjalë)