Të shkruajnë dhe të lexojnë në gjuhën e tyre të parë -ose amtare, për shumë fëmijë, prindërit ose gjyshërit e të cilëve kanë emigruar, është e vështirë ose gati e pamundshme. Nëse nuk do të shkollohen këto aftësi letrare, atëherë këta fëmijë do të mbeten analfabet/e në gjuhën e tyre të parë. Përmes asaj që gjuhën e prejardhjes e zotërojnë vetëm në të folur dhe shpesh në formë dialektore, ata e humbin lidhjen në kulturën e tyre të shkrimit. Me këtë rritet rreziku që ata ta humbin një kompetencë veçanërisht të rëndësishme dhe një pjesë integrale të identitetit dykulturor – në një kohë të shkurtër apo të gjatë. Përkrahja e kompetencave bilaterale (të mund të lexojnë e shkruajnë edhe në gjuhën e tyre të parë) është një çështje e rëndësishme edhe në kuptim të një zhvillimi tërësor të baraspeshuar të identitetit dykulturor resp.- dygjuhësor.
Një kontribut vendimtar tek zhvillimi i këtyre kompetencave e jep mësimi në gjuhën e prejardhjes (në Zvicër: Mësimi në Gjuhën dhe Kulturën e Atdheut). Veçanërisht për fëmijët e familjeve më pak të arsimuara, ky mësim është pakashumë instanca e vetme ku gjuha e prejardhjes mësohet në versionin standard dhe të shkruar dhe me këtë edhe mundësia për të arritur te një kulturë tërësore e të shkruarit të dygjuhësisë gjithëpërfshirëse.