a) M i ushtron me N në tabelë një ose dy shembuj të fjalive, në të cilat janë të fshehura fjalë zgjidhëse. Për shembull: Nora është në aeroport gZgjidhja e fjalës «Nëna». N duhet ta kuptojnë rregullën (zgjidhja e fjalës gjendet nëse i bashkon shkronjat e para të fjalëve në fjali).

b) Bashkërisht do të sajohen 1–2 fjali, në vazhdim N do të punojnë vetëm ose në grupe dyshe. Ata do të marrin shirita letrash, në të cilët përpara do të shkruajnë fjalinë gjëegjëzë kurse prapa fjalën e zgjidhur.

c) Në përfundim shiritat e letrave do të shkëmbehen e zgjidhen dyanshëm.


Tabela e pëmbajtjes