Variantet:
- M e lexon një tregim kreativ. Ai pyet se cili titull do t‘i përshtatej këtij teksti. Secili N shënon në shirita letre një ose dy propozime titujsh. Propozimet do të diskutohen. Cilët janë (pse) atraktivë, cilët (pse) më tepër të mërzitshëm?
- M e paraqet synimin (fiktiv) të bëj një pllakat si reklamë turistike, një fletëpalosje ose një prospekt për vendin e prejardhjes (ose për kryeqytetin e tij, bukuritë e tij natyrore etj.). Çka do të ishte një titull atraktiv ose një sllogan për këtë pllakat? (Nëse koha mjafton, ideja do të duhej natyrisht të zbatohet.)
- M e shpërndan një tregim me ilustrime, një informacion nga gazeta ose një tregim të shkurtër pa titull. Në grupe dyshe ose individualisht N duhet të gjejnë titullin e qartë dhe të përshtatshëm. Propozimet do të shkruhen në shirita letre dhe do të diskutohen.
- Diskutim me klasën ose me grupe nivelesh rreth pyetjes: për cilin titull do të shkruanit ju me qejf një tekst? Mendoni tituj dhe tema interesante. Propozimet do të diskutohen, mblidhen dhe sipas mundësive edhe do të konkretizohen.
- Prej klasës së katërt.: M mbledh (mundësisht bashkë me klasën) shembuj nga titujt atraktivë të librave. Në mënyrë plotësuese ai sajon disa tituj të mërzitshëm si «Susi, kjo vajzë e dashur», «Poezi lulesh». Titujt do të diskutohen, N përpiqen të gjejnë se çfarë e bën një titull interesant dhe të mirë dhe gjegjësisht të mërzitshëm.