Rrjedha:

  • N marrin një fletë në të cilën është e skicuar një pemë. Ata mësojnë se pema simbolizon vetë personin e tyre. Pjesët e pemës u përgjigjen këtyre kategorive (kjo duhet të diskutohet dhe nëpërmjet një shembulli të ilustrohet dhe të shënohet në dërrasë të zezë):
    • Rrënjët: nevojat themelore. Për çfarë kam nevojë gjatë jetës? Ku i kam rrënjët unë? (familja, ushqimi, banesa etj).
    • Degët: aftësitë/pikat e forta. Çfarë mundem unë? Cilat janë pikat e mia të forta?
    • Fletët: interesat/hobi. Cilët janë hobitë e mia? Çfarë më intereson?
    • Lulet ose frutat: dëshirat/ëndrrat. Çfarë dëshiroj unë për veten? Çfarë ëndrrash kam?
    • Trungu: Emri/nofka.

  • N shkruajnë tek secila pjesë e pemës, atë që u përshtatet atyre. (N të vegjël u ndihmon M ose një shok klase). Më pas ata e ngjyrosin fletën.
  • Reflektim dhe diskutim me tërë klasën: Secili/secila e paraqet pemën e vet dhe, me këtë, edhe personalitetin e vet. Është mirë që të jepen paraprakisht fillimet e fjalive dhe të shkruhen në dërrasë të zezë, p.sh. «Aftësitë e mia janë të …», «Unë interesohem për …». Në përfundim mund të diskutohen ngjashmëritë dhe dallimet – duke i përfshirë edhe ato të gjinisë dhe moshës.

Tabela e pëmbajtjes