Ushtrimet me lidhje dhe zgjidhje të fjalive përkrahin kompetencën sintaksore dhe stilistike të N dhe e zgjerojnë repertoarin e tyre. Për një thellim më të mirë duhet të ushtrohen shumë herë. Me rëndësi: nocionet «zgjedhimi/lidhëza» ose «fjalia e nënrenditur» nuk duhet të mësohen; këtu është fjala për përdorim praktik.

Variantet:

M e jep një fletë me disa fjali partnere pak të shkurtëra. Shembull: «Unë kam uri. Unë dëshiroj të ha»; «Unë jam i lodhur. Unë nuk kam fjetur gjatë.»; «Ai më ka premtuar. Ai shkon me mua në kinema.»; «Unë jam i shqetësuar. A e ke kuptuar vërtet?»; «Duhet për të qenë i shpejtë. Mund të fitohet në garë.»; «Ishte vonë. Ne arritëm në atdhe.». Pas një bisede të parë do të shënohen me klasën lidhëzat (fjalët lidhëse) të mundshme, me anën e të cilave mund të lidhen fjalitë partnere: Dhe, ngase/sepse, që, nëse, më mirë, me këtë, përpara, gjatë, që, nëse, edhe pse, por etj. N i lidhin fjalitë partnere me një lidhëz të përshtatshme dhe i shkruajnë ato. Thellimi: Me lidhëzat nga lista e bërë të sajohen vetë fjali, lidhëzat të nënvizohen me ngjyrë të kuqe. Ose: të bëhen në mënyrë të dyanshme fjali partnere, të cilat duhet të lidhen mes vete.

Fjalitë të zgjidhen: këtu N marrin fjali të gjata të lidhura mes vete, të cilat duhet t‘i ndajnë në dy pjesë të fjalisë: «Unë nuk mundja të gëlltitja asnjë kafshatë, sepse nuk mund të duroja spanaqin» → «Unë nuk mund të gëlltitja asnjë kafshatë. Unë nuk e duroj spanaqin».


Tabela e pëmbajtjes