Puna me tekste me zbrazësira është më shumë një formë tradicionale e reprodukimit pasiv, e cila përdoret edhe për kontrollin në të mësuar. Për qëllimin e zgjerimit aktiv të leksikut kjo punë kontribuon vetëm nëse fjalët përkatëse në mënyrë plotësuese ushtrohen në format orientuese të përdorimit të tyre.

Procedura:

M e përgatit si fletë pune një tekst në të cilin mungojnë mjaft fjalë të cilat duhet të futen. («Tina vjel në kopsht _______ »; «Madridi është _________ i Spanjës»). Është i mundur edhe një ilustrim i cili duhet të mbishkruhet.

  • Variante më të thjeshta: Fjalët që duhet të futen në tekst janë të shënuara në fund të fletës dhe ato duhet të renditen saktësisht. Ky variant është i përshtatshëm për 1.) për 1./2. e klasës me fjali dhe fjalë të thjeshta dhe 2.) për tekste tematike, tek të cilat është fjala për leksik specifik (p.sh. në një tekst faktik mbi punimin e tokës të futen fjalët e sakta ose tek një grafikë pjesët e trupit apo në një hartë të shkruhen lumenjtë). Parakusht është që lënda të jetë përpunuar më parë.Thellim: N duhet në vazhdim t‘i sajojnë fjalitë e veta, në të cilat gjejnë shprehje fjalët.
  • Variante më të vështira: N duhet t‘i gjejnë vetë fjalët. Edhe këtu parakushti është që lënda (dhe event. edhe nocionet korrekte të gjuhës standarde) të jetë përpunuar më parë. Nëse është e qartë se cilat nocione duhet të futen në tekst, atëherë ky variant është i përshtatshëm edhe si kontrollë në të mësuar (p.sh. tek nocionet për historinë e vendit). Në rastet e tjera mund të jenë të sakta zgjidhje të ndryshme dhe mund të diskutohen (shembull. «Dini _______ përmes kaçubave, ai frikësohej shumë». Zgjidhjet: shpejtonte,rrëshqiste, vraponte…).
  • Variantet «vjershë/fjalët rimuese»: Për t‘i sqaruar janë fjalët rimuese. Shembull për nivelin fillestar: «Në një shtëpi / jeton një ___________ »; sipas nivelit të ngritet.
  • Një funksion special, interesant në aspektin e diagnozës gjuhësore, e plotësojnë tekstet me zbrazësira, nëse si zbrazësira i lë të hapura fenomene të rëndësishme gramatikore: «Toni i frikësohet qenit të ke__»; «Unë ia jap nën __ një puthje»).Këtu mund të jepet paraprakisht në kllapa forma bazë e fjalës së kërkuar, e cila pastaj duhet të futet si formë korrekte.: «Antonio ishte në Itali. Ata (kaloj) ____ atje pushimet»). Rezultatet japin informacione shumë të vlefshme mbi kompetencat gramatikore të secilit/ës nxënës/e në gjuhën e parë.

Tabela e pëmbajtjes