Tek prova plotësuese duhet që fjalë të caktuara (shpesh përmes sinonimeve) të zëvendësohen. Me këtë ndodh një zgjerim aktiv i leksikut, ku të gjithë N vijnë në shprehje dhe fjalët në vazhdim përsëriten dhe thellohen.
Variantet (E zbatueshme nga niveli i ulët sipas vështirësisë dhe sasisë):
- M e jep një fletë, në të cilën në një tabelë më së larti qëndron një fjali si p.sh. «Sot po bie shumë borë» ose «Nëna ime pi shpesh ujë nga një gotë e kaltër» (për secilën fjalë ose pjesë të fjalisë një rubrikë të tabelës). Në rrjeshtat e tjerë të tabelës duhet të shkruajnë N fjali ose pjesë të fjalisë me fjalë të njëjta (ose të kundërta): «Dje binte shi i lehtë», «Motra jote nuk e gjerb kurrë çajin nga një shishe e kuqe» etj
- M e jep një tekst të shkurtër (½ e faqes; distancë e gjerë mes rrjeshtave) me këtë detyrë vijuese: «Zëvendësoni të gjitha fjalët e nënshënuara (ose: të gjithë emrat, të gjitha foljet, të gjithë mbiemrat) përmes një fjale e cila afërsisht ka kuptim të njëjtë!»
- Sikurse më lart por me detyrë, të gjitha fjalët të zëvendësohen me fjalë të kundërta («Qeni i vockël» → «Macja e madhe»; «Burri vraponte nëpër pyll» → «Gruaja rrëshqiste mbi bar»). Zgjerim me plot humor (e mirë për punë me partner): të shkruhen «tekste të kundërta», d.m.th. një tregim të tërë (ose një lajm nga gazeta) të shkruhet në të kundërtën e asaj që është.
- Sikurse më lart por e orientuar gramatikalisht: «Zëvendësoni të gjithë emrat në njëjës përmes emrave në shumës; a përshtaten foljet!», «Zëvendësoni të gjitha format e kohës së tashme me kohën e shkuar!», «Zëvendësoni të gjithë mbiemrat përmes formave të shkallëve të mbiemrit (mirë → më mirë)» etj.
- Ushtrimi stilistik: M e jep një tekst (të shkruar vetë) ku ka plot përsëritje të fjalëve dhe gjëra të tjera jo të bukura (p.sh. secila fjali fillon me «dhe pastaj» ose vijnë në shprehje shumë fjalë të zakonshme si «shkoj» dhe «bëj». N e përmirësojnë tekstin në ekipe dyshe; në vazhdim do të krahasohen zgjidhjet.
- Një formë fort e zgjeruar e provës zëvendësuese është ritregimi klasik. Këtu N duhet që një tekst të dëgjuar 1–3 herë më parë (tregim, tekst tematik, episod, përrallë e shkurtër) ta ritregojnë me fjalët e veta. Kjo formë nuk është shumë atraktive shkaku i karakterit artificial por për zgjerimin e leksikut mund të jetë shumë e vlefshme. Variante motivuese komunikative: secili/a N e merr një tekst të shkurtër (p.sh. artikull gazete), e lexon atë 2x dhe pastaj e jep përmbajten përmes fjalëve të veta. Në vazhdim artikujt origjinal shënohen me numra dhe ngjiten në anën e djathtë në klasë. Ritregimet do të shënohen me shkronja (a, b, …) dhe ngjiten në anën e majtë. N i lexojnë ritregimet dhe mundohen t‘i renditin me tekstin origjinal. Ata marrin shënime për pyetjen, se çfarë mungon ose çfarë është dhënë në mënyrë joprecize. Në përfundim diskutim në grup.
- Krahaso këtu edhe 16.3: Tekste paralele/të shkruarit gjenerativ.